Lifestyle
Dua Lipa nis vitin me sukses historik në Amerikë
Hiti i vitit 2017 nga Dua Lipa, “New Rules” vazhdon të shijojë ngjitje në top-listën “Hot 100” të Billboardit në Amerikë.
Kjo është java e 22-të në të cilën Lipa qëndron në këtë top-listë dhe në javën e parë të vitit 2018 ajo është ngjitur në pozitën më të mirë deri tash, në të 12-n, transmeton Albinfo.ch.
Ajo vazhdon të rrisë pëlqimet në mesin e dëgjuesve dhe “New Rules” mban pozitën e nëntë në top-listën e Radiove. Në top-listën e zhanrit Pop, “New Rules” është e katërta duke e shënuar herën e parë që Dua Lipa arrin të hyjë në top-pesëshe të një top-liste në SHBA:
1, “Havana,” Camila Cabello feat. Young Thug
2, “Perfect,” Ed Sheeran duet with Beyoncé
3, “Bad at Love,” Halsey
4, “New Rules,” Dua Lipa
“New Rules” deri tash ka grumbulluar më shumë se 860 milionë klikime vetëm në YouTube. Kjo këngë i solli sukseset më të mëdha në karrierë këngëtares kosovare.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













