Lifestyle
Dua këndon këngën e filmit për James Bond
Disa informata të cilat janë publikuar thonë se këngëtarja shqiptare me famë botërore do të këndoj këngën e filmit të ri mbi agjentin e njohur James Bond
Detajet rreth lajmit se Dua Lipa, do të këndojë këngën për filmin e radhës së agjentit James Bond janë duke u ruajtur në fshehtësi në nivel të shërbimit inteligjent, por një detaj rreth kësaj tashmë është publikuar.
Mundësinë që Lipa të këndojë këngën në franshizën më të gjatë të filmave rreth agjentit britanik 007 e kanë zbuluar anëtarët e bendit Years and Tears në një intervistë për Radio BBC.
Lipa vet në një intervistë për Billboard në maj kishte mohuar këtë lajm por kishte pranuar se do t’i pëlqente shumë kjo ide.
“Do të doja ta bëja, por tash për tash nuk jam duke e incizuar këngën. S’dua të spekuloj” kishte thënë ajo.
Por Mikey Goldsworthy, nga bendi Years and Years ka thënë se nga ekipi i filmit të radhës është kërkuar nga ata që të bëjnë muzikën për këngën derisa Dua do ta këndojë.
Kolegu i tij nga bendit Emre Turkmen tentoi të fshehte këtë por ishte vonë. Më pas Mikey pranoi se ka shkatërruar gjithçka.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë















