Shkurt.ch
Dorëzohet policia, u jep fund kërkimeve për 8 të zhdukurit
Policia ka marrë vendimin për të ndërprerë kërkimin duke u nisur nga rreziku për rrëshqitje të reja të dheut, dhe kështu vihen në rrezik jete edhe ekipet shpëtimtare
Policia u ka dhënë fund kërkimeve të tetë personave të zhdukur pas rrëshqitjes së malit mbi fshatin Bondo të Kantonit Graubünden që ndodhi të mërkurën e kaluar. Ajo ka marrë vendimin për të ndërprerë kërkimin duke u nisur nga rreziku për rrëshqitje të reja të dheut, dhe kështu vihen në rrezik jete edhe ekipet shpëtimtare, shkruan srf.ch.
Kjo gjendje bëhet më e mprehtë, sidomos pas rrëshqitjes së re që ndodhi dje, e premte në po këtë lokacion, transmeton albinfo.ch. “Janë shterruar të gjitha mundësitë për kërkimin e tyre dhe tash duhet të heqim dorë ng kjo”, ka thënë për mediat zëdhënësja e policisë, Sandra Scianguetta.
Supozohet se të zhdukurit janë mbuluar nga masat shkëmbore gjatë rënies së tyre, ka thënë zëdhënësi Policisë Kantonale të Graubüundenit, Roman Rüegg. Ai ka shtuar se gjatë hetimeve është dëshmuar se të zhdukurit janë ngujuar nga rrëzimi i shkëmbit në pjesën e pasme të Luginës Val Bondasca. Bëhet fjalë për katër gjermanë, dy austriakë dhe dy zviceranë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













