Shkurt.ch
Dokumentet nga Panamaja, uragan për BE-në
Dokumentet nga Panamaja tashmë kanë marrë viktimën e parë evropiane. Për shkak të skandalit në lidhje me kompanitë offshore ka dhënë dorëheqje kryeministri i Islandës. Hulumtimi i konsorciumit ndërkombëtar të mediave ende ka potencial për të shkaktuar një stuhi të vërtetë në BE, shkruan në analizën e saj “Bloomberg”, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja është se dosjet kanë përfolur emrin e kryeministrit britanik, David Cameron. Pas disa deklaratave ai mohoi të ketë fonde me kompanitë offshore, por më në fund pranoi se ai kishte aksione në biznesin e babait të tij, i cili shiti atë në vitin 2010, ose para se të udhëheqë qeverinë britanike.
Këto rezultate vijnë vetëm disa muaj para betejës më të rëndë politike për Cameronin – referendumin për të ndarë Britaninë nga BE-ja, që është caktuar për 23 qershor.
Sondazhet tregojnë se dy kampet – për dhe kundër për të qëndruar në BE- janë pothuajse të barabarta. Rreziku tani është se dokumentet dhe skandali panamez mund të zhgënjejë britanikët, të cilët nuk kanë vendosur ende si të votojnë, dhe ata nuk e mbështesin qëndrimin favorizuar të kryeministrit.
Në “Facebook” është krijuar një grup që kërkon nga kryeministri për të plotësuar vakumin me taksat ose të japë dorëheqjen.
“Brexit” ishte kuptuar nga liderët evropianë si një nga kërcënimet më të mëdha për Bashkimin Evropian.
Gjatë një takimi në Bruksel ata e pranuan kërkesën nga Londra për një status të veçantë të Britanisë së Madhe në BE.
Reagimi i Cameron në rastin me dokumentet e Panamasë mund të rrezikojë jo vetëm karrierën e tij politike, por marrëdhëniet mes Londrës dhe Brukselit dhe të ardhmen e tërë BE-së.
albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










