Kosova
Dogana e Kosovës hap konkurse, kundërshtohen nga Sindikata
Rreth 3 javë më parë, Dogana e Kosovës ka hapur disa konkurse të brendshme që synim kishin plotësimin e dhjetëra pozitave menaxheriale brenda këtij institucioni.
Ky konkurs është kundërshtuar nga Sindikata e Doganave, duke e cilësuar atë joligjor dhe jokushtetues, pasi i njëjti bazohet në një Udhëzim Administrativ të miratuar vetëm 15 ditë para se të shpallej konkursi, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Në disa komunikime që Kohavisioni i ka siguruar, Sindikata e kishte kundërshtuar konkursin ende pa u hapur.
Pikërisht për këtë, edhe Departamenti i burimeve njerëzore brenda Doganave kishte kërkuar anulimin e këtij konkursi.
Madje, ky departament, kundërshtimin e tij e kishte mbështetur edhe në faktin se koha e hapjes së këtij konkursi ishte e papërshtatshme, marrë parasysh që vendi është pa qeveri.
“Me qëllim që të mos shkaktojmë konfuzion në publik dhe të bëhemi objekt i kritikave dhe humbjes së besimit në publik, për hir të ruajtjes së imazhit profesional të Doganës, rekomandojmë që ky konkurs të anulohet”, thuhet në letrën e Departamentit të burimeve njerëzore, drejtuar drejtorit Bahri Berisha dhe Ministrisë së Financave.
Një ditë më vonë, i njëjti departament i ka kërkuar personelit të brendshëm të mos aplikonin fare për këto pozita, me pretendimin se konkursi që në fillim është i destinuar të dështojë.
“Shumë kolegë po pyesin në Departamentin e burimeve njerëzore, pikërisht në sektorin e personelit, nëse duhet aplikuar apo jo në konkursin e fundit për OD4 dhe OD5. Ngase, konkursi mund të anulohet”, thuhet ne emailin e këtij departamenti që mban datën 22 tetor.
Ankesë për konkursin i është dorëzuar edhe Ministrisë së Financave nga zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.
Në ankesën që e ka siguruar KTV-ja të datës 21 tetor 2019, drejtuar Ministrisë së Financave, por edhe drejtorit të Doganave, Bahri Berisha, tërheq vërejtjen se rregullorja nuk është në pajtueshmëri me Kodin Doganor, pasi aty janë vendosur terma jo të rregullta dhe joligjore, e që sipas tij, janë bërë me qëllim të favorizimit të personave të caktuar në gradat përkatëse.
“Termi ‘grada substanciale’, si i tillë, konsideroj se është imagjinar dhe i njëjti nuk gjendet në Ligjin e Punës në fuqi e në asnjë ligj tjetër. Sipas udhëzimit të ri, përvoja e punës u njihet vetëm këtyre gradave substanciale (imagjinare), e jo edhe atyre të cilët këtë përvojë e kanë të fituar me kohë. Pra padrejtësisht, atyre u mohohet kjo me kontrabandimit e termit; gradë substanciale, dhe kjo do të krijojë vështirësi për avancimet në karrierën e stafit”, thuhet në letrën e Stavilecit.
I kontaktuar nga KTV-ja, Stavileci ka thënë se kundërshtimin e tij e ka bërë brenda Doganës së Kosovës, duke ndjekur rrugët zyrtare, dhe se po pret të marrë përgjigje.
Përmes postës elektronike, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur për KTV-në se konkurset janë në përputhje me Kodin Doganor dhe ligjet në fuqi dhe, sipas tyre, ato janë hapur për shkak të plotësimit të pozitave që kanë qenë me ushtrues detyre.
Sipas Doganës, pikërisht për të ruajtur imazhin e institucionit, konkursi është hapur pas përfundimit të zgjedhjeve.
Procedurat e këtij konkursi pritet të marrin kohë deri në 6 muaj.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA Mary Camaj në ditën e saj të diplomimit ka veshur xhubletën, duke marrë kështu pjesë në...
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë