Kosova
Dogana e Kosovës: Bie niveli i kontrabandës në Veri
Viteve të kaluara numri i rasteve të zbuluara për kontrabandim arrinte në 500, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij vit ai ka qenë vetëm 40
Dogana e Kosovës njofton se megjithë se të hyrat janë ulur dukshëm në pikat kufitare në veri të vendit ky institucion ka pasur sukses pasi që edhe kontrabanda e mallrave në këtë pjesë është lurur dukshëm.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se viteve të kaluara numri i rasteve të zbuluara për kontrabandim arrinte deri në 500, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij vit numri i rasteve është vetëm 40, që tregon rënie të dukshme.
“Këtë vit dhe vitin e kaluar ka pasur më se paku raste të kontrabandimit. Është fakt që ka pasur periudha kohor kur kundërvajtjet e zbuluara nga ana e oficerëve doganor brenda një viti në atë pjesë kanë kaluar numrin prej 400 ose 500 por këto dy vitet e fundit kemi vërejtur një ulje të këtyre. Prej janarit 2017 kemi pasur më shumë se 40 raste që kemi kapur mallrat gjatë tentim kontrabandimit”, ka thënë ai për ekonomia online.
Stavileci ka treguar se në pik kalimet kufitare Jarinë dhe Bërnjaku mesatarja vjetore që mblidhen dogana është nga 2.5 milionë deri në 3 milionë euro, ndërsa gjatë këtij viti ka ulje në rreth 2 milionë euro, pot shtonë se me gjithë këtë në këtë pjesë ka pasur rritje të qarkullimit të mallrave.
E-Diaspora
-
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport 150 pasagjerë bllokohen në aeroportin e Selanikut... -
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet














