Shkurt.ch
Do të ndalojë burrin të fluturojë, bën alarm të rrejshëm për bombë!
Një grua, duke dashur ta ndalojë bashkëshortin që të fluturojë, ka alarmuar rrejshëm sigurimin e aeroportit dhe doganat se në sektorin francez të tij ndodhej një burrë me një bombë!
Alarmi që shkaktoi bllokimin për disa orë Aeroportit të Gjenevës, (albinfo.ch ka shkruar për të) doli i rremë. Për më tepër, arsyeja e alarmimit, siç u kuptua më vonë, ishte qesharake dhe fare banale: një grua, duke dashur ta ndalojë bashkëshortin që të fluturojë, ka alarmuar rrejshëm sigurimin e aeroportit dhe doganat se në sektorin francez të tij ndodhej një burrë me një bombë!
Kështu bën të ditur prokuroria publike e Gjenevës. Ky njoftim kishte bërë që të mobilizohej i gjithë sigurimi dhe që të ashpërsoheshin masat e kontrollit, njofton srf.ch.
Një zëdhënës i policisë ka thënë se gjendja nuk është aq e rrezikshme sa që të mbyllet aeroporti. Ai ka thënë se aeroporti ka marrë një thirrje telefonike anonime dhe nuk ka ofruar të dhëna tjera.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











