E-Diaspora
“Ditët e Muzikës zvicerane 2015”: Elina Duni, në Beograd
Në Beograd dhe pesë qytete të tjera në rajon nga 14 deri më 20 shtator do të mbahen „Ditët e Muzikës zvicerane 2015". Në kuadër të festivalit do të organizohen trembëdhjetë koncerte me artistë të famshëm zviceranë dhe vendës.
Festivali zviceran, i quajtur “Ditët e Muzikës Zvicerane 2015”, do të shtrijë aktivitetin e tij për herë të dytë në rajon, duke filluar me Lubjanën, nëpërmjet Shkupit deri në Tiranë, me performanca të grupeve zvicerane të mbështetur nga grupe të skenave lokale, raporton albinfo.ch.
Në secilin qytet programi i këtij festivali lëvizës në rajon është i larmishëm.
Festivali do të shënohet me një sërë koncertesh dhe punëtori, me një gamë prej xhazit, duke përfshirë pesë premiera, si dhe një bashkëpunim të veçantë mes dy ansambleve krysesore të reja të muzikës nga Zvicra dhe Serbia, Phoenix Ansamblit në Bazel dhe 6 Ansambel Studio.
Në kuadër të festivalit zviceran „Ditët e Muzikës Zvicerane 2015″ më 19 shtator 2015, në orën 20:00, në Dob Americana në Beograd, në organizim të Ring Ring Beograd, Swiss – Balkan Creative Music do të mbajë një koncert Elina Duni Quartet (CH / AL) dhe dyshja zvicerane Andreas SCHAERRER / Christy Doran (Zvicër).
Gjatë disa viteve të fundit Elina Duni Quartet është zhvilluar në një grup me gamë të gjerë artistike. Përzierje e xhazit dhe muzikës popullore tingëllon aq natyrshëm, thuhet në prezantimin që i bëhet këngëtares shqiptare të muzikës jazz, Elina Duni, në Beograd.
Në të njëjtën mbrëmje do të performojnë dhe dy muzikantë të njohur të skenës zvicerane.
Aktivë që nga vitet shtatëdhjetë, Christy Doran, legjendë e muzikës evropiane dhe Andreas Scherer, ndër këngëtarët më të suksesshëm të gjeneratës së tij. Kjo duo e shquar krijon muzikë të pazakontë.
Përndryshe, Elina Duni e nis turneun ballkanik nga Tirana, më datë 14 dhe 15 shtator, në dy mbrëmje artistike. Koncerti do të mbahet në sallën e koncerteve te Katedralja Ortodokse në Tiranë.
Elina Duni, këngëtarja e muzikës jazz, këtë herë vjen në Tiranë së bashku me Kuartetin e saj për të promovuar albumin “Dallëndyshe”.
http://www.domomladine.org/
http://www.skopjeinfo.mk/
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












