Kosova
Disa qytete e presin në ‘terr’ Vitin e Ri
Në disa vende është ndërprerë energjia elektrike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me KEDS-in në lidhje me furnizimin me energji elektrike.
“Ne kemi pranuar njoftimet për probleme të vogla për shkak të mbingarkesës në Malishevë, Mushtisht, Klinë dhe Fushë Kosovë. Këto janë duke u trajtuar”.
“Problemet me energji në Matiqan tashmë janë rregulluar. Jemi në koordinim dhe në mbikëqyrje të vazhdueshme për të gjitha rastet. Urime festat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Në njërën nga lagjet e fshatit Bresje të Fushë Kosovës, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike që nga ora 17:00.
Në lagjen katër kanë mbetur në terr rreth 30 shtëpi. Ekipet e KEDS-it u kanë thënë qytetarëve se do të sjellin një trafo që të ketë rrymë.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në komunën që ai e drejton.
‘Në natën më të rëndësishme të vitit, rreth 700 shtëpi në Komunën tonë nuk kanë furnizim me energji elektrike.
Është tërësisht e papranueshme dhe jo e drejtë kjo gjendje kur dihet edhe përgjegjshmëria e qytetarëve ndaj KEDS-it (në paguarjen e faturave të kërkuara). I kuptoj të gjitha pakënaqësitë e shprehura të qytetarëve. Shpreha pakënaqësinë për gjendjen e krijuar edhe në komunikim me drejtorin ekzekutiv të KEDS në Kosovë z. Alper Erbas. Kerkova nga ai angazhim maksimal për rikthim sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, shkruan ai.
Edhe në qytetin e Gjakovës ka pasur ndalje të energjisë elektrike.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











