Lajme
Policët zviceranë kanë filluar të rebelohen kundër masave të koronës
Një grup i veçuar policësh të Zvicrës bën thirrje për rezistencë - dhe merr shumë lavdërime nga skeptikët e koronës. Shoqatat e policisë distancohen
“Ne jemi të përkushtuar ndaj sundimit demokratik të ligjit.” Këto janë fjalët që një grup policësh zvicerane kanë publikuar në një faqe të re interneti prej disa ditësh. Krijuesit e grupit e quajnë veten “një shoqatë policësh nga të gjitha kantonet e Zvicrës”, shkruan blick.ch.
Nën titullin “Ne për ju” ata ofrojnë një platformë debati – “pa frikë nga përjashtimi dhe pasojat”.
Themeluesit e grupit shprehin kritika të ashpra ndaj masave të Qeverisë Federale për koronën, transmeton albinfo.ch. “Ne, te këto masa shohim kufizime të të drejtave themelore, në kundërshtim me të mirën më të madhe të një demokracie: lirinë”, thuhet në faqen e internetit.
Grupi kërcënon me refuzim për të vepruar
Në një letër drejtuar Shoqatës së Policëve Zviceranë (VSPB), përfaqësuesit paralajmëruan gjithashtu se në të ardhmen policët mund të refuzojnë zbatimin e masave, ka shkruar “20 Minuten”.
“Shumë policë nuk janë më të gatshëm” të zbatojnë masat nëse ato bien ndesh me “interesat e publikut të përgjegjshëm” dhe nëse të drejtat themelore kufizohen në mënyrë disproporcionale. Vetëm masat që janë “qartazi proporcionale” janë të pranueshme.
Kërcënimi i “Ne për ju” është pritur mirë nga kritikët e masave të koronës në platformën e tyre “Telegram”, transmeton albinfo.ch. Kështu, letra në fjalë shpërndahet me zell në grupet përkatëse dhe shoqërohet me shumë duartrokitje.
Shoqata e Policisë distancohet
Për gazetën “20 Minuten”, Shoqata e Policisë Zvicerane ka deklaruar se ata distancohet nga “kërcënimet për mosbindje”. Për më tepër, nuk është plotësisht e qartë nëse grupi është themeluar nga policët ose jo. “Ne për ju” përfaqëson vetëm një pakicë nga afro 26,500 pjesëtarë sa ka policia.
Policët janë qytetarë të vendit dhe duhet të kenë opinionet e tyre. Por, ata kanë gjithashtu detyrime ndaj punëdhënësit të tyre. “Funksionimi i duhur i shërbimit policor duhet të garantohet në çdo kohë,” vazhdon shoqata.
Policia kryesisht duhet të zbatojë ligjin në fuqi, thotë Konferenca e Komandantëve të Policive Kantonale, përcjell albinfo.ch. Kjo vlen edhe për zyrtarët individualë. Kjo ndodh “pavarësisht nga pikëpamjet politike të secilit individ”.
Nëse një polic refuzon të zbatojë ligjin, ai do t`i nënshtrohet ndjekjes penale dhe duhet të llogarisë me “pasoja sipas ligjit të personelit”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












