Kosova
Disa përkufizime mbi llojet e dhunës në Kosovë
Për të sfiduar pushtetin politik, duhet së pari ta sfidosh pushtetin brenda familjes. Çdo shoqëri që ndalon dhunën, e pranon vetëm nëse ajo nuk cenon pushtetin e saj
Ekzistojnë tri lloje dhune. E para, nëna e të gjitha të tjerave, është dhuna institucionale, ajo që e legalizon dhe e përjetëson dominimin, shtypjen dhe shfrytëzimin, ajo që i shtyp dhe i bluan miliona njerëz përbrenda mekanizmave të saj të heshtur e të lubrifikuar. E dyta është dhuna revolucionare, që lind nga vullneti për ta shuar të parën. E treta është dhuna represive, që ka për qëllim ta shuaj të dytën, duke u bërë ndihmëse dhe bashkëpunëtore e dhunës së parë, asaj që lind të gjitha të tjerat.
Nuk ka hipokrizi më të madhe sesa me e quajt dhunë vetëm të dytën, duke bërë sikur harrojmë të parën që e lind, dhe të tretën që e vret.
Përkufizime
Në këtë tekst, termat “respekt” dhe “dhunë” përdoren shpesh, prandaj dua të i përkufizoj sipas mënyrës qysh unë i kuptoj. Respekt do të thotë me marrë parasysh integritetin moral dhe fizik të një personi tjetër. Ndërsa dhuna është çfarëdo pengese ndaj këtij integriteti.
Dhuna në shkollë
Kur isha fëmijë, shpesh zihesha me shokët e klasës. Sa herë që më ofendonin, u sulja me grushta. Shkolla më mësoi që nuk guxohet me përdor dhunë për të mbrojtur, por kurrë s’u lodh me ua mësuar shokëve të mi që nuk guxojnë me ushtru dhunë ndaj meje. Kështu, m’u desh kohë me i mësu rregullat e lojës. Fillova të sillesha si shokët e mi: të poshtëroja të tjerët për të fituar “respekt”. Dhe funksiononte.
Dhuna e babës
Kur e kundërshtoja babën para mysafirëve, ai më thoshte: “Nëse më kundërshton, ata mendojnë se nuk më do”. Atëherë fillova të hesht. Me kohë, kuptova që ishte një formë dhune që kishte për qëllim ruajtjen e autoritetit të tij. Nuk ishte urrejtje ndaj tij, por refuzim i pushtetit të vendosur nga sistemi patriarkal shqiptar.
Dhuna e mësuesit
Një mësues përcaktonte orarin e mësimit sipas angazhimeve të tij personale dhe u njoftonte prindërve me SMS në mbrëmje. Ky ishte privilegj i pabarabartë, i normalizuar nga shoqëria patriarkale që nuk ia vë në dyshim autoritetin mësuesit, madje edhe kur shkel të drejtat e fëmijëve.
Dhuna politike
Gjatë viteve 2015-2016, aktivizmi në Kosovë kundër demarkacionit dhe Zajednicës u shoqërua me akuza se Vetëvendosje ishte e dhunshme. Por a nuk ishte vetë shteti i dhunshëm në thelb? Një kushëri i imi më akuzoi se mbështesja dhunën, dhe në të njëjtën bisedë, i ra fëmijës së tij një shpullë. A nuk është kjo hipokrizia e dhunës e “pranuar”?
Zoti i shtëpisë, shkolla dhe shteti
Babai, mësuesi dhe qeveria ushtronin dhunë nga lart-poshtë. Vetëvendosje, si forca që vinte nga poshtë-lart, u akuzua. Por problemi nuk është dhuna si akt, por kahja e saj. Shoqëria shqiptare në Kosovë është ende thellësisht patriarkale, ku pushteti legjitimohet sipas hierarkive klanore.
Për të sfiduar pushtetin politik, duhet së pari ta sfidosh pushtetin brenda familjes. Çdo shoqëri që ndalon dhunën, e pranon vetëm nëse ajo nuk cenon pushtetin e saj. Prandaj, nuk është dhuna problemi, por drejtimi i saj.
“Ka plot militantë të shqetësuar. Sot nuk mundesh më me i marrë peng qetësisht drejtorët. E kjo është një problem.”
Philippe Poutou
Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu: https://edoniste.com/mbi-dhunen-ne-kosove/
* Ky tekst është opinion i autorit dhe nuk pasqyron detyrimisht qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë Në këtë kuadër, është lansuar edhe një peticion publik në Change.org për të mobilizuar mbështetje qytetare... -
Tirana bëhet kryeqendra e diasporës shqiptare, nis Samiti i 4-t me pjesëmarrje të gjerë -
Video
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar para Samitit: Asnjëherë nuk i harroj rrënjët e mia -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri












