E-Diaspora

Diaspora, perspektiva financiare e Kosovës

Të ardhurat në format hyrëse gjenerale në Republikën e Kosovës, kanë bërë qe buxheti të rritet dhe të ruhet stabiliteti ekonomik dhe social, me gjithë mangësitë dhe vështirësitë që ka në akumulimin e të hyrave nga taksat brenda për brenda vendit

Remitencat e ardhura si rrjedhojë e bashkatdhetarëve tanë nga diaspora po vazhdojnë të mbajnë gjallë jetën sociale dhe ekonomike në Republikën e Kosovës.

Si zakonisht, edhe për muajt shtator, tetor, nëntor të ardhurat në format hyrëse gjenerale në Republikën e Kosovës, kanë bërë që buxheti të rritet dhe të ruhet stabiliteti ekonomik dhe social, me gjithë mangësitë dhe vështirësitë që ka në akumulimin e të hyrave nga taksat brenda për brenda vendit.

Perspektiva financiare nga Fractyle Survey tregon se përgjatë muajve janar dhe shkurt kishte pasur një stagnim të dërgesave, dhe kjo si duket kishte ndikuar në lajmërimin e shenjave të para të covid19. Si për shumë kë edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Kosovës ishte një e panjohur, ku për rrjedhojë nuk dihej se çfarë sjell virusi dhe masat që do të merren në parandalimin e tij.

Në mars, prill ka pasur një rritje, për të vazhduar më një rënie të lehtë gjatë majit dhe qershorit.
Me gjithë masat dhe vazhdimin e rritjes së pandemisë, kulmi kishte arritur sërish në muajt e verës (korrik, gusht), ku remitencat ishin ato që kishin ngazëllyer qeveritarët e Kosovës me të hyrat dhe rritjen e buxhetit.

Stabiliteti i brishtë institucional, dhe ndërrimet e qeverisë në kohën e pandemisë bën që diaspora dhe bashkatdhetarët tanë sërish të mbulojnë vrimat e shkaktuara nga shkaqe të ndryshme të 2020-ës, si keqqeverisja dhe prishja e bilancit të institucioneve më ndërrimin e qeverive, dhe covid19, mungesa e inkasimit të taksave etj.

Rritje e të hyrave nga mërgata

Përgjatë muajve shtator, tetor, nëntor serish remitencat kanë mbuluar vështirësitë e mbledhjes së financave për mbushjen e arkës së shtetit, dhe shteti duke u mundur ti ruaj financat për të mos shpenzuar, jo që ka shkaktuar suficit po ka sjell bllokim total në zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Përkundër kësaj është dashur që të lëshohen parat në treg, ku për pasojë humbjet e mëdha ekonomike të bizneseve do të ndjeheshin më pak dhe varfëria ndër qytetar nuk do të ishte shumë e theksuar.

Mbi 380 milionë euro mendohet që janë të ardhura nga remitencat e bashkatdhetarëve tanë gjatë muajve shtator, tetor, nëntor, ku prijnë mjetet financiare të ardhura nga Zvicra me 38%  të pasuara nga Gjermania me 32%, ShBA me 12%, Austria me 9%, Francë 2.5%. Pas tyre vijnë shtetet si: Itali, Angli, Kanada, Suedi, Belgjikë, Kroaci, Norvegji, Australi, me 5% të shumës së dërguar nga diaspora.

Kemi thënë edhe me herët është vështirë të evidentohet të hyrat në mënyrë të saktë duke specifikuar saktësisht remitencat e ardhura, por kjo mendohet që shënimet zyrtare që epën kohë pas kohe nuk pasqyrojnë realitetin në tërësi, dhe kjo ka të bëjë në dy çështje të cilat rezervohen nga autoritetet.

1) Nën një mungesën e saktë të marrjes së informatës së parave të bartura privatisht përmes xhepave dhe mos deklarimit të tyre. Kjo formë përllogaritet si formë e financimit direkt nga qytetari te qytetari.

2) Nën dy dërgesat financiare përmes bankave, institucioneve të vogla financiare dhe komerciale, si dhe agjencive për transferim të mjeteve financiare, dhe kjo formë e publikimit real pastaj minimizohet dukshëm për të bërë që të hyrat në buxhetin e shtetit të mos përllogaritën si jetesë e shtetit të Kosovës nga remitencat.

Nuk bëhet asgjë pa diasporën

Diaspora jonë vazhdon të jetë promotor i ekzistencës së shtetësisë së Kosovës.

Remitencat janë pagesa parash në formën e dërgesave pa kundër shpërblim dhe janë pjesë përbërëse e bilancit të pagesave në llogarinë korente të sistemit monetar.

Ato, në mbarë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë më i rëndësishëm financiar pas ndihmave ndërkombëtare apo prodhimit vendor.
E kur kemi parasysh të ne që s’kemi asnjërën e as tjetrën (as ndihmën ndërkombëtare e as prodhimin), atëherë remitencat dalin të jenë burimi i vetëm financiar i qëndrueshëm i buxhetit të Republikës së Kosovës.

Kjo jo vetëm që nuk guxon të minimizohet, por përkundrazi diaspora duhet të luajë rolin e vet edhe në vendimmarrje dhe zhvillimin e politikave në rritjen e kërkesave të saj për një shtet të mirëfilltë dhe të përgjegjshëm

Diaspora duhet të rritsë vigjilencën qoftë përmes thirrjeve, qoftë përmes bashkimit të mërgimtarëve, që investimet e tyre të japin rezultatet e pritura për zhvillimin e vendit duke u bazuar në vendet prej nga i dërgojnë remitencat, e jo të përfundojnë ato në xhepat e keqpërdoruesve të qeverive të njëpasnjëshme që mbajnë peng zhvillimin e vendit për kaq vite.

Në kapitalizëm dhe në shtetet më një zhvillim demokratik kush paguan është pronari, e ai që paguhet është punëtori!

Emrush T.Shkodra