Tematike
Dhoma e Kantoneve kërkon dy javë pushim të atësisë për prindërit e rinj
Kjo dhomë ka votuar për kundërpropozimin indirekt i cili parashikon një pushim prej dy javësh për meshkujt në rastin kur bëhen etër
Në debatin që po zgjat tash sa kohë për pushimin e atësisë, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka votuar sot kundër iniciativës popullore që kërkonte katër javë për pushimet e baballarëve të rinj.
Kjo dhomë ka votuar për kundërpropozimin indirekt i cili parashikon një pushim prej dy javësh për meshkujt në rastin kur bëhen etër, shkruan srf.ch. Për këtë kundërpropozim kanë votuar 26 deputetë ndërsa kundër tij, 16.
Sipas kundërpoozimit, dy javët e pushimit mund të shfrytëzohen brenda gjashtë muajve nga lindja e fëmijës, transmeton albinfo.ch. Pushimi mund të shfrytëzohet përnjëherë i tëri ose pjesë pjesë. Etërit gjatë kësaj kohe do të merrnin 80 për qind të pagës së tyre të rregullt.
Pushimi i atësisë, sipas këtij versioni do të financohej përmes skemës së kompensimit, njësoj sikur edhe pushimi i lehonisë për gratë.
Propozimi tani i kalohet Dhomës Nacionale të Parlamentit.
Bartësit e iniciativës së pushimit të atësisë kishin kërkuar katër javë për këtë destinim. Për këtë mungesë nga puna ata kishin llogaritur një kosto prej 420 milionë frangave në vit, transmeton albinfo.ch. Për ta financuar këtë kosto, punëdhënësit dhe punëmarrësit do të paguanin 0.06% më shumë se deri tash nga pagat.
Sipas tyre, rangimi i Zvicrës sa i përket pushimit të lehonisë dhe të atësisë në krahasim me shjtetet tjera të Evropës Perëndimore është shumë i ulët.
“Zvicra në politikën familjare hyn në kategorinë e vendeve në zhvillim”, ka thënë personi që është në krye të komitetit të iniciativës për pushimin e atësisë, politikani nga SP, Stefan Wüthrich. “Zvicra është vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka një bazë ligjore për pushimin e atësisë ose për një kohë të rezervuar për prindërit”.
Sipas një studimi të publikuar javën e kaluar nga Unicef-i, Zvicra, sa i takon politikave në favor të familjes është në fund të listës, gjegjësisht në vendin e 31-të të shteteve të karahasuara. Në vendin e parë të kësaj liste është Suedia.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












