Shqipëria
Dhjetëfishohen tarifat e aplikimit për marrjen e shtetësisë shqiptare
Personat që do të aplikojnë për shtetësi shqiptare në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, nga 30 euro që paguanin më parë, në vijim do të paguajnë 300 euro
Tarifat e aplikimit për marrjen e shtetësisë shqiptare do të dhjetëfishohen.
Personat që do të aplikojnë për shtetësi shqiptare në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, nga 30 euro që paguanin më parë, në vijim do të paguajnë 300 euro. Kjo do të ndodhë pas miratimit të Ligjit për Shtetësinë në Republikën e Shqipërisë, shkruan Koha Ditore.
Projektligji për Shtetësinë është depozituar në Kuvend nga ana e Qeverisë më 2 korrik të këtij viti. Ky projektligj ndodhet në procedurë në pritje të miratimit në seancë plenare, pas kalimit në komisione shkruan Kohanet, percjell Albinfo.ch.
“Aktualisht mbështetur në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Rendit Publik për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, tarifa e shërbimit (aplikimi për shtetësi) është në masën 5.000 lekë për personat që aplikojnë brenda vendit, dhe 30 euro për personat që aplikojnë pranë përfaqësive diplomatike. Parashikohet që numri i aplikantëve sipas këtij projektligji të jetë rreth 1.500 persona. Tarifa për aplikim propozohet të jetë në vlerën 300 euro, referuar edhe tarifave që zbatohen në nivel rajonal, si dhe do të miratohet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme”, thuhet në raportin e vlerësimit që shoqëron Projektligjin për Shtetësinë në Republikën e Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” Sopranoja shqiptare do të interpretojë në Nju-Jork më 6, 9, 13 dhe 16 maj, nën dirigjimin... -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen”
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit











