Kosova
Detaje të tjera nga prokuroria për rastin e vrasjes së gruas në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Edmond Lajqi, i cili dje e ka vrarë bashkëshorten e tij.
Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë thuhet se prokuroria do të dëgjojë të dëmtuarit (familjarët e viktimës), do të identifikohen dëshmitarët e mundshëm lidhur me rastet e mëparshme të dhunës në familje, por edhe të vrasjes.
“Ekzistojnë rrethana të posaçme, të cilat tregojnë se me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët – fëmijët e viktimës, por edhe të pandehurit, por edhe tek të dëmtuarit në drejtim të dhënies së dëshmisë së tyre në favor të të pandehurit, e të cilët dëshmitarë dhe të dëmtuar ende nuk janë proceduar në prokurori e as në polici”, thuhet në aktvendimin e gjykatës.
Më tej, në aktvendim janë dhënë detaje për mënyrën e kryerjes së vrasjes, ku thuhet se “i pandehuri ditën kritike ka privuar nga jeta anëtarin e familjes, këtu bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, e cila kishte qenë e ulur në krevatin e sallonit të banesës së tyre dhe as që e kishte pritur një veprim të tillë të ndërmarrë nga ana e të pandehurit, e aq më pak veprimin e të pandehurit për ta privuar të njëjtën nga jeta”.
Gjykata tutje ka bërë të ditur se raportet mes të dy familjeve janë të acaruara dhe për këtë ekziston rreziku se me gjetjen e Edmon Lajqit në liri, i njëjti mund të kryejë ndonjë vepër të re penale.
Kurse, avokatja e Lajqit, Zana Krasniqi, ka deklaruar dje në gjykatë se e kundërshton masën e paraburgimit, pasi sipas saj, ndaj Lajqit duhet të bëhet vlerësim psikologjik për caktimin e shkallës së përgjegjësisë së tij sa u përket veprimeve të tij.
“Andaj, propozojmë që i mbrojturi im në këtë fazë të dërgohet në institucionet përkatëse të psikiatrisë për ekzaminim dhe jo në paraburgim. Gjithashtu, propozojmë që të njëjtit t’i bëhet ekzaminimi i përdorimit të lëndëve narkotike sa më parë që është e mundur”, ka thënë avokatja Krasniqi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













