Lajme

Detaje të reja nga vrasja e shqiptares në Graz

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vdekjes së një 24-vjeçares në Graz. Vëllai i të dashurit të saj dyshohet për vrasje dhe vazhdon të refuzojë të japë deklaratë në polici.

Pas sulmit fatal të enjten në Bischofplatz në Graz, hetimet po vazhdojnë.

Një 24-vjeçare shqiptare u vra në banesën e saj. Një 23-vjeçar,  është arrestuar si i dyshuar, por deri më tani ka heshtur në lidhje me akuzat, transmeton albinfo.at.

Pas një telefonate emergjente,  policia austriake shkoi menjëherë në ndërtesën e banimit, në qendër të qytetit të Gracit. Në shkallët e hyrjes së ndërteses takuan të dyshuarin të cilin menjëherë e arrestuan. Sipas dëshmitarëve okularë, burri ishte i mbuluar me gjak.

Tani është konfirmuar se, sipas gazetës “Krone”, 23-vjeçari është vëllai i partnerit të gruas së vrarë. 24-vjeçarja jetonte në banesë me të dashurin e saj austriak, por policia beson se ajo ishte vetëm në shtëpi në kohën e krimit.

Siç tashmë është bërë e ditur, viktima është Abigel Laçi nga Vlora.

Ajo studionte Biologji Molekulare në Universitetin Teknik të Grazit (TU Graz) dhe shërbente si ambasadore studentore për Shqipërin

Aktualisht nuk ka informacione të konfirmuara në lidhje me një motiv të mundshëm. 23-vjeçari ushtroi të drejtën e tij për të heshtur gjatë marrjes në pyetje. Ai nuk komentoi mbi rrjedhën e ngjarjeve apo shkakun e krimit./Albinfo.at