Kosova
Detaje nga shpëtimi i turistëve në Malin e Jezercës
Më 30.03.2024 rreth orës 11:00, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka pranuar një thirrje emergjente nga Policia e Bajram Currit dhe qendra e Emergjencave Civile Shqiptare për ndihmë në një aksident malor në majën e Jezercës.
“Sipas informatave të para, një bjeshkatare me shtetësi kroate kishte rrëshqitur nga faqja malore shumë afër majës së Jezercës në drejtim të greminës, dhe grupi tjetër i bjeshkatarëve nuk kishin më komunikim me viktimën, por kanë pasur qasje në valë dhe kanë lajmëruar autoritetet për ndihmë. Ekipi ynë së bashku me policinë e shtetit shqiptar dhe me anëtar të shërbimit të kërkim shpëtimit malor kanë filluar një operacion të shpëtimit nga lugina e Valbonës, duke u transportuar me helikopter deri në një pikë të afërt ku ka pasur mundësi aterrimi”, thuhet në njoftimin e ShKShMK.
Tutje bëhet e ditur se fillimisht është krijuar qasja për tek trupi i viktimës, derisa është dashur 10 orë për të përfunduar aksioni për qasjen tek bjeshkatarët që ishin shtetas kroatë dhe serbë.
“Fillimisht është bërë qasja te viktima L.Z. e lindur më 1981, e cila kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ishte gjetur pa shenja jete, pastaj është realizuar bartja e kufomës deri në helikopter për transport në spitalin më të afërt. Kurse operacioni ka vazhduar me qasje te pjesa e tjetër e grupit, të cilët ishin ngujuar në një pozitë të rrezikshme ( 7 bjeshkatarë, 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë). Me të arritur te të ngujuarit, shpëtuesit tanë kanë ndërtuar sistem të sigurisë me litar duke i lëshuar deri në pikë të sigurt (evakuim teknik) dhe nga aty janë evakuuar në drejtim të fshatit Vuthaj të Malit të Zi. Në pjesën malazeze është bërë koordinimi me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi “GSS Crna Gora” dhe operacioni ka përfunduar me sukses pas 10 orëve të plota”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












