Lajme
Detaje lidhur me ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë se ndeshja e shtyrë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për play-offs, do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar në Shkup dhe ka gjasa që të jetë edhe me shikues.
Kosova është vetëm dy ndeshje larg kualifikimit për Kampionatin Evropian, pasi që është në gjysmëfinale të play-offs kualifikues për këtë garë, që të martën u vendos të shtyhet nga vera e këtij viti në verën e vitit tjetër, raporton Gazeta Express.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ftoi në takim përfaqësuesit e të gjitha 55 Federatave anëtare, Shoqatës së Klubeve Evropiane, Ligave Evropiane dhe Unionit të Futbollistëve Botërore (FIFPro). Ky takim ishte ftuar ta diskutuar përgjigjen e futbollit ndaj krizës së koronavirusit, që i ka ndalur përkohësisht pothuajse të gjitha garat në Evropë.
Për shkak se Kampionati Evropian u vendos të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit 2021, e jo në vitin 2020 siç ishte planifikuar fillimisht, edhe ndeshjet e play-offs për këtë garë janë shtyrë.
Kosova ishte e supozuar të luante kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të play-offs më 26 mars, ndërsa nëse e fitonte këtë përballje në Shkup do të kualifikohej në finalen e madhe të 31 marsit, kur do të luante si mysafire ose kundër Gjeorgjisë, ose kundër Bjellorusisë.
Megjithatë, këto ndeshje tashmë janë shtyrë për në qershor të këtij viti. Por, sekretari i FFK-së tregon se detajet e tjera, përveç datës, planifikohen të mbetet të njëjta – që ndeshja të zhvillohet në Shkup.
“Do të zhvillohet me format të njëjtë, për fat të keq do të luajmë në Shkup. Besoj që do të luhet me shikues, nëse nuk do të ketë ndonjë problem tjetër, edhe pse s’mund ta dimë sigurt se a do të ishte më mirë të luhej me apo pa shikues”, tha Salihu në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











