CH-Ballkani
Destinacionet luksoze të shqiptarëve
Maldive, Dubai, në Santo Domingo në fakt janë destinacionet që kërkohen më shumë këtë periudhë, veçanërisht nga çiftet e reja, që duan të kenë një muaj mjalti të paharruar
Shqiptarët nga Shqipëria tashmë nuk shkojnë për pushime vetëm në Turqi dhe vendet e rajonit, por edhe në vende luksoze, ku çmimet nuk janë edhe shumë të shtrenjta.
Çmimet fillojnë nga 1200 euro për person, për të arritur dhe në 2000 euro për person për resorte luksoze, teksa kohëzgjatja është minimum një javë, bëjnë të ditura mediat shqiptare.
Maldive, Dubai, në Santo Domingo në fakt janë destinacionet që kërkohen më shumë këtë periudhë, veçanërisht nga çiftet e reja, që duan të kenë një muaj mjalti të paharruar, përcjell albinfo.ch.
Agjencitë ofrojnë udhëtime në destinacione të veçanta, si në Bankon (3 net) për 1,500 euro për person; në Kubë për 7 net duke filluar nga 1,299 euro për person; në Marok për 7 net, duke filluar nga 750 euro për person; në Punta Cana për 7 net, duke filluar nga 1,500 euro për person; në Hong Kong për 7 net, duke filluar nga 1,065 euro për person; në Tanzani për 7 net, duke filluar nga 1,575 euro për person. Në Punta Cana, duke filluar nga çmimi 1190 euro për person, ndërsa për në Maldive paketa shkon në 1875 euro/person (të gjitha të përfshira).
Nisjet për këto destinacione bëhen kryesisht nga aeroportet e Italisë, apo dhe Stambolli dhe përfshirja e vizës në çmim është politikë e agjencisë, e cila zgjedh në varësi të kërkesës së klientit ta sigurojë ose jo për ato destinacione që kërkohet.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












