Shqipëria
Destinacionet e preferuara të shqiptarëve pēr fundvit
Vendet Lindjes janë më tê preferura për pushime
Dubai, Abu Dabi dhe Egjipti, janë disa nga destinacionet ku shqiptarët kanë zgjedhur të presin ndërrimin e viteve këtë fundvit. Operatorët turistikë tregojnë se rezervimet kanë nisur që 1 muaj para.
“Kemi risi sivjet, Dubai dhe Abudabi, jemi në pikën që kemi 2 fluturime direkte, është më afër. Londra është një pikë e fortë, aplikimet janë bërë të hershme, jemi në pikën që janë marrë vizat dhe janë përgatitur dhe paketat dhe në Londër është hequr pjesa e kushtëzimit të lëvizjes. Jemi në fund të rezervimeve. Kërkesat fillojnë që në nëntor”, tha Aurela, operatore turistike, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Avionët janë plot, drejt Stambollit janë diku tek 250 që nisen më datë 29 dhe 250 në datë 30, drejt Dubait rreth 250 në një fluturim. Nëse marrim dhe krishtlindjet arrijmë deri në 10 mijë njerëz, i përgjithshëm në të gjitha destinacionet jashtë”, u shpreh Erion Mano, operator turistik.
Për sa i përket qyteteve shqiptare, Korça vijon të mbetet në vend të parë. Operatorët tregojnë se ka pasur një rritje në çmime, por kjo vjen për shkak të përmirësimit të shërbimeve.
“Kërkesat e klienteve për të festuar në korcë vjen në rritje, kam përshtypjen që varët nga tradita e korcarve, shërbimi që japin, kushtet që kanë. Rezervimet për korcën janë mbyllur jo vetëm tek ne. Jemi munduar të shtojmë kapacitete prej dy javësh dhe nuk kemi mundur”, tha Erion Mano.
Mali i Zi është një tjetër destinacion, që preferohet për shkak të falsiteteve në lëvizje. Stambolli gjithashtu është një tjetër vend i pëlqyer për vitin e ri. Sipas agjencive turistike, turizmi po e rimerr veten, duke u kthyer në rezervimet para pandemisë.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











