Autotech
Dështon Samsung, detyrohet të heqë nga tregu produktin e ri
Teksa pritej që Samsung të hidhte shumë shpejt në treg produkin e tij më të ri, celularin e palosshëm, një tjetër kthesë kanë marrë gjërat.
Gjiganti i teknologjisë është detyruar të anulojë të gjitha parapagimet që janë bërë nga klientët, për blerjen e Samsung Galaxy Fold.
Siç mësohet, smartfoni nuk është ende gati të hidhet në treg për përdoruesit për shkak të problemeve që ka shfaqur, transmeton KJ raportimet.
Samsung njoftoi lansimin e smartfonit të ri në shkurt, por përdoruesit që testuan telefonin raportuan se gjatë përdorimit ai kishte pësuar thyerje.
Kjo detyroi kompaninë të tërheqë modelin e ri, duke pranuar se ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.
Modeli i smartfonëve të palosshëm përfaqëson edhe gjeneratën e ardhshme të telefonave inteligjentë.
Ky smartfon do të kushtojë 2 mijë dollarë dhe do të shitet fillimisht vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












