Lajme
Deshire Shehu rikandidon në zgjedhjet komunale në Knittelfeld të Austrisë
Të dielën, më 28 qershor, mbahen zgjedhjet në komunën e Knittelfeldit. Për të dytën herë për këtë post politik garon edhe shqiptarja Deshire Shehu.
Deshire Shehu, shqiptarja nga Fushë Kruja, e cila prej vitit 1997 jeton në Austri, kandidon për të dytën herë për asambliste në qytetin e Knittelfeldit të Austrisë.
Në Knittelfeld ajo ka mbaruar Infermierinë, ku edhe punon në spitalin e këtij qyteti. Nga viti 2006 është angazhuar në Komunën e Knittelfeldit në temat e integrimit. Në vitin 2015, Deshira zgjidhet anëtare e këshillit të kësaj komune. “Detyra ime gjatë atij mandati ishte zhvillimi dhe integrimi i komunitetit rajonal si dhe çështjet evropiane”, thotë ajo për Albinfo Austria.
Në tetor të po atij viti, zonja Shehu zgjidhet këshilltare evropiane në platformën “Europa fängt in der Gemeinde an”.
Deshire Shehu është anëtare e Partisë Socialdemokrate – SPÖ. “Në këtë parti e kam gjetur vetën. Është një parti që mbështet dhe përkrah procesin e integrimit, pa dallime nacionaliteti”.
Në komunën e Knittelfeldit zgjedhjet do të mbahen të dielën, më 28 qershor. Të gjithë shqiptarët që banojnë në këtë komunë dhe kanë të drejtë vote, Deshire Shehu i fton që të dalin të votojnë për të.
“ Jam e bindur se komuniteti ynë shqiptar do të më mbështesë. Mbështetja e tyre do të ishte një vlerësim dhe respekt i madh për mua. Unë kandidoj në listën numër 2. Hari Bergmann”, thotë ajo për Albinfo Austria.
Dëshira është e bindur se partia SPÖ do të jetë fituese, e gjithashtu edhe vetë ajo pjesë e Asamblesë së Komunës Knittelfeldit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











