Lajme
Deputetja shqiptare, sërish kandidate në Kuvendin e Republikës së Kroacisë
Komuniteti shqiptar në Kroaci mbështet kandidaturën e Ermina Lekaj Prlaskaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Znj. Prlaskaj, aktualisht deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, ka dëshmuar përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm për përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptar në këtë shtet, përcjell albinfo.ch.
Zgjedhjet e datës 5 korrik për Parlamentin e Kroacisë janë një mundësi dhe shans i mirë jo vetëm për të dëshmuar dhe konfirmuar vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kroacisë për më shumë prosperitet në të gjitha fushat, por për të artikuluar njëkohësisht edhe zërin e komuniteteve të tjera që jetojnë në Kroaci.
Në mandatin e fundit në Kuvendin e Republikës së Kroacisë për herë të parë zëri i komunitetit shqiptar që jetojnë ne Kroaci në historine e vet është përfaqësuar me integritet, dinjitet të plotë, profesionalizëm të pashoq nga zonja, Ermina Lekaj Përlaskaj, e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin maksimal për të përfaqësuar denjësisht interesat e komunitetit shqiptar në Kroaci.
Mbështetja për zonjën Përlaskaj është më se e nevojshme për të fuqizuar komunitetin shqiptar dhe qytetarinë aktive të shqiptarëve në Kroaci, duke e bërë komunitetin shqiptar edhe më aktiv dhe më pjesëmarrës në përfaqësim dhe vendimmarrje në Republikën e Kroacisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











