Kosova
Deputeti Shala thotë se në kushte të barabarta do t’i favorizonte të partisë së tij
Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka thënë se në kushte të barabarta të aplikantëve për vende të punës do të favorizonte një anëtar të partisë së tij.
Ai ka arsyetuar këtë qëndrim në Interaktiv të KTV-së duke thënë se “ai vjen pas teje dhe të ka besuar e përderisa më ka besuar edhe unë ia besoj punën”.
“Në kushte të barabarta ndoshta mund të ketë përparësi. Në ato kushte që janë paraparë me ligj ndoshta mund të ketë përparësi, pse jo. Ai të ka besuar ty dhe vjen pas teje. Përderisa më ka besuar mua edhe unë ia besoj punën. Por gjithçka në kushte të barabarta, e jo ku nuk e meriton. Nëse është i barabartë pse të mos ketë përparësi”, ka deklaruar ai, përcjell albinfo.ch.
Ngjashëm me Shalën pati deklaruar edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, në të njëjtën studio. Ai pati thënë se po të ketë mundësi do të punësonte të gjithë anëtarët e partisë së tij.
E-Diaspora
-
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti do të stërviten për dy javë në kampusin e gjigantit francez,... -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore














