Integrimi
Deputetë zviceranë dhe kosovarë në fushatën e Florim Kadriut për deputet
"Ne mundemi ta ndërtojmë të ardhmen vetëm së bashku, të bëjmë shoqërinë tonë më të drejtë, t'u ofrojmë një alternativë migrantëve dhe ti avancojmë ata në arsim, politikë dhe shoqëri"
Florim Kadriu, kandidat për deputet në Parrlamentin e Kantonit Aargau është duke zhvilluar një fushatë intensive në qarkun e tij zgjedhor. Seriozitetin e tij si kandidat e konfirmon edhe prania në fushatën e tij e deputetit nacional, ndër më të njohurit në nivel të Zvicrës, socialdemokratit Cédric Wermuth. Krahas tij në një mbledhje tematike të mbajtur të dielën, ishin edhe Faton Topallin (deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës), Osman Osman (deputet kantonal Schaffhausen), Florian Vock (deputet kantonal Aargau) dhe kandidati për deputet kantonal po në Aargau Mark Kqira (rrethi Bremgarten).
Në një postim të tij në facebook, Florimi ka shkruar se u është shumë mirënjohës kolegëve të tij për përkrahjen e ofruar në përfshirjen e migrantëve në proceset politike. “Involvimi i migrantëve të kantonit tonë në proceset politike është një çështje thelbësore dhe jam shum mirënjohës kolegëve të mi brenda partisë Social-Demokrate për përkrahjen e tyre. Ne mundemi ta ndërtojmë të ardhmen vetëm së bashku, të bëjmë shoqërinë tonë më të drejtë, t’u ofrojmë një alternativë migrantëve dhe ti avancojmë ata në arsim, politikë dhe shoqëri”, transmeton albinfo.ch fjalët e Florim Kadriut.
“Zgjidhjet në politikën për migrantët qëndrojnë në dialogun e përbashkët dhe të sinqertë, me një vullnet të mirë të politikës zvicerane për të vënë në dispozicion resurset e nevojshme financiare dhe njerëzore, por duke ftuar dhe migrantët të dëshmojnë gatishmërinë e tyre për një integrim sa më të mirë.
Ligje të ashpra emigracioni dhe dëbimi do të çojnë në më shumë tragjedi, njerëz të cilët gjatë dëbimit të tyre hidhen nga shkallët e avionit, familje të ndara dhe të shkatërruara, të rinj të brezit të dytë, të cilët kanë lindur këtu, janë të shkolluar mirë dhe shpesh nuk kanë asnjë lidhje më me vendlindjen e prindërve të tyre dhe do të kishin merituar një shans të dytë, shkulen nga rrethi i tyre dhe dëbohen nga shteti. Kjo nuk mundet të jetë një e arritur e shoqërisë sonë!», thotë në fund të postimit të tij Florim Kadriu.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat











