Shkurt.ch
Dënimi i parë në Zvicër për huliganizëm: 18 muaj burg efektiv
I riu nga Zvicra lindore, në shkurtin e kaluar, në ndeshjen e futbollit në mes të Lucernit dhe St. Gallenit kishte ndezur dhe hedhur në fushë disa petarda
Për herë të parë në Zvicër ka ndodhur që të dënohet me burg një huligan futbolli. Gjykata Federale Penale me seli në Bellinzona ka dënuar me tre vjet burg, pjesërisht me kusht, një person i cili vitin e kaluar ka ndezur petarda në një ndeshje futbolli. Konkretisht, i riu 24 vjeçar duhet të qëndrojë në burg për 18 muaj, pasi që trupi gjykues e ka shpallur fajtor atë në të gjitha pikat e akuzës, shkruan srf.ch.
I riu nga Zvicra lindore, në shkurtin e kaluar, në ndeshjen e futbollit në mes të Lucernit dhe St. Gallenit kishte ndezur dhe hedhur në fushë disa petarda. Nga ky veprim i tij një shikues ka pësuar dëmtim të përhershëm të dëgjimit ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Ky rast ka qenë i pari që Gjykata Federale Penale është marrë me një rast huliganizmi.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













