Shkurt.ch
Dënim i butë për serbin që arriti shpejtësinë prej 300 km/h
Një shtetas serb i ka shpëtuar burgut, pavarësisht nga deliktet e shumtë të kryer.
Një tejkalim i shpejtësisë për 180 km/h më tepër se sa ka qenë e lejuar, në autostradën e Valisit, në relacionin në mes Conthey dhe Martigny: Ky është rekordi i keq i një serbi nga Riviera.
“Kisha frikë për jetën time”, ka thënë njëri nga dy pasagjerët, i cili nuk kishte zemër ta shikonte veturën e llojit Audi RS6, kur ai për dy minuta e shkeli në 300 km/h, në orët e hershme të mëngjesit të datës 4 nëntor 2014.
“Unë madje e godita në këmbë që ta ngadalësojë shpejtësinë”, shtoi ai.
Edhe pasagjeri i pasmë, Miroslavit, të cilit i ishte hequr leja e shoferit, i kërkoi për ta ngritur këmbën, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Përveç kësaj, vozitësi serb gjithashtu kishte postuar në profilin e tij në Facebook imazhe të një matësi të shpejtësisë prej 333 km/h, shpejtësi që mund të arrihet me veturën e tij të garave, të pajisur me një motor Lamborghini dhe dy turbina. Qëllimi i tij? “T`i bëj miqtë xhelozë”.
Vozitësi serb, të martën është paraqitur para Gjykatës Penale në Vevey. Prokurori kërkoi 30 muaj burgim, 12 prej të cilave pa kusht, pasi Miroslav gjithashtu kishte mashtruar edhe kompanitë telefonike dhe kompanitë e makinave me qira, dhe ka vozitur pa sigurim ose i dehur, informon Albinfo.ch.
Përveç kësaj, ai gjithashtu i kishte sulmuar dy policë, fajtorë që e kishin zgjuar pasi kishte fjetur për dy orë me radhë në veturën e tij me motor të ndezuar, përpara stacionit të trenit në Lozanë.
Por, Miroslavi shpëtoi burgut, pasi u dënua me 24 muaj burg me kusht në një kohëzgjatje prej pesë vitesh, 40 mëditje gjobë dhe një gjobë prej 300 frangash, njofton Albinfo.ch. Po ashtu, ai do të duhet t`i paguaj edhe shpenzimet gjyqësore në një shumë prej 15’226 frangave. Sipas tij, patentë shoferi atij do t`i kthehet në prill të vitit të ardhshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














