CH-Ballkani
Delegacioni maqedonas, i impresionuar nga Kryqi i Kuq zviceran
Kryqi i Kuq i Maqedonisë planifikon së shpejti të vendosë një sistem të thirrjes emergjente për të moshuarit, ashtu siç Kryqi i Kuq i Aargaut e ka ofruar me sukses për më shumë se 30 vite
Dy përfaqësuese të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, javën e kaluar e kanë vizituar Kryqin e Kuq të Aargaut në Zvicër, për tu njohur me sistemin lokal të thirrjeve emergjente. Ato duan që këtë mënyrë ta zbatojnë së shpejti edhe në vendin e tyre.
Kryqi i Kuq i Maqedonisë planifikon së shpejti të vendosë një sistem të thirrjes emergjente për të moshuarit, ashtu siç Kryqi i Kuq i Aargaut e ka ofruar me sukses për më shumë se 30 vite. Për përgatitjen optimale të kësaj mënyre, dy përfaqësuese të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, javën e kaluar kanë vizituar Kryqin e Kuq të Aargaut në Zvicër.
“Sa thirrje emergjente janë marrë për çdo ditë? Sa shpesh duhet të thirret ambulanca? Cila është mosha mesatare e shfrytëzuesve të emergjencës? “. Suzana Tuneva Punovska ka parashtruar shumë pyetje, në lidhje me shërbimin që ajo dëshiron t’ua bëjë bashkatdhetarëve të saj si menaxhere e Kryqit të Kuq rajonal në Shkup, shkruan “Aargauer Zeitung”, njofton Albinfo.ch.
Ajo dhe kolegia e saj Ljupka Petkovska, koordinatore e Kryqit të Kuq Kombëtar të Maqedonisë, në Aarau kanë marr njohuri të rëndësishme prapa skenave të shërbimit. Me këtë rast, Bruna Müller, e cila e kryeson ekipin e Kryqit të Kuq të Aargaut për më shumë se shtatë vite, u ka dhënë edhe këshilla të vlefshme: “Përpos gjithë teknologjisë që mund të jetë gjëja më e rëndësishme, nuk duhet t`i harrojmë edhe njerëzit”, thotë ekspertja zvicerane. “Jo vetëm që ne sigurojmë një telefonatë emergjente, gjithashtu kujdesemi për këshillat, instalimin dhe një shërbim personal në vendngjarje”.
Dy delegatet janë impresionuar nga profesionalizmi i Kryqit të Kuq të Aargaut. “Kjo vizitë na ka ndihmuar të kuptojmë më mirë sistemin kompleks pas emergjencës së Kryqit të Kuq dhe të njihen me oferta të tjera të mrekullueshme të ndihmës, të tilla si dispeçere të Kryqit të Kuq”, tha Tuneva Punovska, duke i falënderuar mikpritësit. Një ditë tjetër, ajo dhe kolegia e saj kanë udhëtuar me Kryqin e Kuq zviceran, i cili e ka organizuar udhëtimin si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












