Tematike
Dekani i Fakultetit Teologjik të Bazelit kërkon shkollimin e imamëve në Zvicër
Dekani i Fakultetit të Teologjisë në Bazel, Reinhold Bernhardt thotë se do të përshëndeste diçka të tillë. “E konsideroj shumë të qëlluar që imamët të shkollohen këtu"
Rastet e shpeshtuara të veprimeve problematike të disa imamëve, të cilat gjatë muajve të fundit kanë marrë vëmendjen e mediave, kanë nxitur debatin rreth mundësisë së shkollimit të imamëve brenda sistemit arsimor të Zvicrës. Këtë temë e ka aktualizuar edhe më shumë një program për shkollimin e imamëve në Gjermani, i cili është miratuar pak kohë më parë. Ky program përfshin disa universitete gjermane.
Shumica e pedagogëve universitarë të lëndëve që lidhen me teologjinë e përshëndesin një nismë të tillë, duke e vlerësuar si shumëfish të qëlluar. Sipas tyre, arsimimi i imamëve brenda sistemit të këtushëm arsimor do të shmangte rrezikun e radikalizimit të imamëve dhe sigurisht, do të siguronte imamë që e zotërojnë njërën gjuhë të vendit ku do të punojnë, shkruan nau.ch.
Kjo nismë ishte debatuar pak vite më parë edhe në nivel federal, por pastaj ishte hequr nga rendi i ditës. Presioni politik kishte bërë që të hiqej dorë nga ajo.
Megjithatë, ideja vazhdon të ketë përkrahje në qarqet akademike, transmeton albinfo.ch. Kështu, dekani i Fakultetit të Teologjisë në Bazel, Reinhold Bernhardt, thotë se do të përshëndeste diçka të tillë. “E konsideroj shumë të qëlluar që imamët të shkollohen këtu, në mos për ndonjë gjë tjetër, atëherë për shkak të gjuhës. Do të ishte e dëshirueshme që edhe një herë të aktualizohet një nismë e tillë”.
Si shembull se kjo është e mundur, ai përmend Qendrën Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë (SZIG) në Freiburg, e cila i plotëson kushtet për të mundësuar këtë arsimim. Kjo qendër tashmë ofron veç tjerash trajnime për imamët dhe grupe të tjera të interesit. Ndërsa, duke filluar nga semestri vjeshtor i vitit 2019 ajo ofron edhe programin e masterit “Islami dhe Shoqëria”.
Për të siguruar një bashkëpunim të suksesshëm, arsimimi i imamëve duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e shtetit. “Do të ishte mirë që kjo të lidhej me ndonjë universitet. Pastaj duhet të mundësohet një debat shkencor përmes mësimdhënësve të kualifikuar”, thotë dekani, përcjell albinfo.ch. “Nëse Gjermania i ka vënë vetes këto synime, unë nuk shoh ndonjë problem për realizimin e këtij projekti”.
Një hulumtim i realizuar nga Qendra Zvicerane për Islam dhe Shoqëri (SZIG) në Universitetin e Fribourg ka treguar se 130 imamë janë aktivë në xhami dhe vende të tjera të lutjes në Zvicër.
Komuniteti që flet shqip, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia Veriore, ka 40 imamë, 30 prej të cilëve punojnë me kohë të plotë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht nuk ka një program standard trajnimi për imamët në Zvicër, dhe shumica e tyre marrin trajnimin e tyre fetar jashtë vendit.
Përveç konsideratave teologjike, zgjedhja e vendit të studimit bëhet për shkak të faktorëve ekonomikë, siç janë bursat, mundësinë për të mësuar arabisht dhe motivimin personal, zbuluan studiuesit, përcjell tutje albinfo.ch.
Shumica e tyre kanë studiuar në Turqi, Egjipt dhe Arabinë Saudite. Për shembull, shumë imamë – kryesisht me origjinë shqiptare – kanë marrë trajnime në Arabinë Saudite, e cila ofron bursa bujare për disa imamë të rinj, veçanërisht ata nga rajone me të ardhura të ulëta të ish-Jugosllavisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?