Integrimi
Dëbohet në Kosovë 21 vjeçari i lindur në Zvicër
Personi në fjalë, i cili prej moshës 5 vjeçare jeton në Kantonin Zug, ka rënë në konflikt me ligjin që nga mosha 16 vjeçare. Ai, në gusht të vitit 2013 është dënuar nga Gjykata për të Rinj e Kantonit të Zug-ut me 39 muaj burg
Megjithëse i lindur në Zvicër, në kantonin Schwyz, kosovari sot 21 vjeçar, duhet ta lëshojë Zvicrën. Vendimin për këtë gjë ia ka vërtetuar shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, gjegjësisht Gjykata Federale e Zvicrës në vendimin e saj më të ri.
Personi në fjalë, i cili prej moshës 5 vjeçare jeton në Kantonin Zug, ka rënë në konflikt me ligjin që nga mosha 16 vjeçare, shkruan luzernerzeitung.ch. Ai, nga Prokuroria publike e Zug-ut qe dënuar për pjesëmarrje në rrahje masive dhe për disa prishje të qetësisë publike me 105 ditë heqje lirie dhe me gjobë prej 500 frangash.
Por as këto dënime nuk ndikuan si paralajmërim për kosovarin që të hiqte dorë nga deliktet, transmeton albinfo.ch. Ai, në gusht të vitit 2013 është dënuar nga Gjykata për të Rinj e Kantonit të Zug-ut me 39 muaj burg. Dënimi i ishte shqiptuar për tentim lëndimi të rëndë, grabitje, detyrim, prishje e shumëfishtë e qetësisë publike, përvetësim të nje motoçiklete dhe për ngasje të makinës pa patentëshoferi. Më pas, Gjykata e Lartë e Zug-ut ia kishte ulur dënimin në 33 muaj burg.
Kryerja e veprave të përmendura penale pastaj i ka shërbyer Zyrës për Migracion të Kantonit të përmendur që t`ia anulojë kosovarit lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër. Ai pastaj ka ushtruar ankesë në Gjykatën Federale por pa sukses. Gjykata në fjalë ka bërë të ditur se leja e qëndrimit, një të huaji me qëndrim kaq të gjatë në Zvicër mund t`i hiqet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Por një masë e tillë nuk përjashtohet as në rastet kur i dënuari ka lindur në Zvicër dhe gjithë jetën e deritashme e ka kaluar këtu, në rastet kur ai ka bërë vepra penale të përsëritura ose është imponuar me delikuencë të rëndë, përcjell albinfo.ch. Dhe, në rastin konkret, në saje të gjatësisë së dënimit, Gjykata Federale ka ardhur në përfundimin se kushti i përmendur është përmbushur.
Kosovari fajësohet rëndë. Ai, në një mënyrë të paskrupullt dhe me një forcë të pakontrolluar e kishte goditur në kokën e pambrojtur personin tashmë të dorëzuar, derisa viktima ishte rrëzuar pa ndjenja dhe i kishte rrjedhur gjak nga goja.
Gjyqtarët nuk e mohojnë se personin e përmendur, i cili “ka lëshuar rrënjë” në Zvicër, ky dëbim në Kosovë do ta godasë rëndë, përcjell albinfo.ch. Por, për shkak të shkallës së kriminalitetit të tij, atij duhet t`i mohohet integrimi social. Atij nuk i ka ndihmuar martesa e bërë së voni me një qytetare zvicerane. E drejta për bashkim familjar të një bashkëshorti/je me shtetësi të huaj shuhet, në rastet kur ai është kapur në veprime të rënda kriminale. Interesi publik për mbrojtjen e popullatës nga deliktet e pritshme të kosovarit me prirje për recidivizëm peshon më shumë se interesi i tij privat për të mbetur në Zvicër, kanë shkruar gjyqtarët e Gjykatës Federale të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













