Shkurt.ch
Dëbimet e azilkërkuesve nga Zvicra, më shumë se vendet e BE-së
Derisa Zvicra ka dërguar rreth 57% të azilkërkuesve të refuzuar në shtëpi në vitin 2017, shifra mesatare për vendet e BE ishte pak nën 37 %
Siç raportoi të dielën gazeta ‘Blick’, shifrat vijnë nga një dokument i brendshëm nga Sekretariati i Shtetit për Migracionin (SEM), përcjell albinfo.ch.
Arsyeja për përqindjen e lartë është se pothuajse asnjë vend tjetër nuk bëri më shumë marrëveshje kthyese se Zvicra atë vit, domethënë 64, shkruan ‘swissinfo.ch’.
Dokumenti i SEM, i datës 11 prill, gjithashtu thekson se Zvicra vazhdimisht zbaton lidhjen e jashtme të Marrëveshjes së Dublinit, duke transferuar në mënyrë të konsiderueshme më shumë njerëz në shtetet e tjera të Dublinit sesa që vetë merr prej tyre.
Si funksionon azili në Zvicër?
Sipas dokumentit të SEM, Zvicra është “e shqetësuar në raste individuale për të zbatuar udhëzime ligjërisht detyruese edhe për këto shtete”, duke iu referuar azilkërkuesve të refuzuar në zona konflikti.
Lista e këtyre deportimeve përfshin një fluturim të veçantë në Irak në vitin 2017, një kthim në Somali në nëntor 2018 me një përcjellje policore dhe një kthim në Afganistan në mars të këtij viti, i pari pas një bllokade që zgjati afro dy vjet.
Afganistani në tërësi nuk është klasifikuar si zonë lufte; disa rajone, përfshirë kryeqytetin Kabul, konsiderohen të arsyeshme për një kthim, përcjell tutje albinfo.ch.
E njëjta vlen edhe për Somalinë. Ndërkohë, vendet e Ballkanit Perëndimore janë klasifikuar të sigurta.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













