Lajme
Debat në Zvicër për burkinin, disa komuna sfidojnë ligjin e ri
Kundërshtime në Gjenevë ndaj ndalimit të burkinit në pishinat publike
Disa komuna argumentojnë se rregulli i ri bie ndesh me objektivat e shëndetit publik, pasi veshjet që mbulojnë trupin ndihmojnë në mbrojtjen nga rrezet e diellit dhe kanceri i lëkurës, përcjell albinfo.ch.
Po rritet rezistenca në kantonin e Gjenevës ndaj ligjit që ndalon përdorimin e burkinit në pishinat publike.
Sipas rregullores së re kantonale, veshjet e notit duhet të përfundojnë mbi gju dhe të lënë krahët të zbuluar. Kjo do të thotë se burkini, veshja e përdorur nga disa gra myslimane për të mbuluar pjesën më të madhe të trupit gjatë notit, nuk lejohet në pishinat publike.
Megjithatë, disa komuna të rëndësishme të kantonit po e kundërshtojnë këtë masë. Komunat e Vernier, Meyrin, Carouge, Lancy dhe vetë qyteti i Gjenevës kanë paraqitur kundërshtime zyrtare ndaj legjislacionit.
Sipas autoriteteve komunale, ndalimi nuk është në përputhje me objektivat e shëndetit publik. Ato argumentojnë se veshjet që mbulojnë trupin, si burkini, njihen si një mënyrë efektive për mbrojtjen nga ekspozimi i tepërt në diell dhe ndihmojnë në parandalimin e kancerit të lëkurës.
Kundërshtarët e ligjit vlerësojnë se rregullorja mund të kufizojë aksesin e disa grave në aktivitetet sportive dhe rekreative, ndërsa mbështetësit e saj argumentojnë se nevojiten standarde të njëjta për të gjithë përdoruesit e pishinave publike.
Debati pritet të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, pasi çështja prek jo vetëm rregullat e pishinave, por edhe temat e integrimit, lirisë fetare dhe shëndetit publik./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











