Shqipëria
“Daily Mail”: Gentian Doda hyri dy herë ilegalisht në Angli

Një operacion i mbajtur sekret mes skuadrës së ekstradimeve në Londër dhe policisë shqiptare mundësoi arrestimin e Gentian Dodës më 6 maj 2019. Britanikja “Daily Mail”, në një artikull kushtuar Gentian Dodës shkruan se ai ia kishte dalë të hynte dy herë ilegalisht në Britani.
Pavarësisht se cilësohej si një nga të dyshuarit më të kërkuar nga policia britanike, ai ishte në gjendje të qëndronte në këtë vend për 13 vjet, shkruan “Daily Mail”, duke shtuar se herën e parë në ai u ndalua vetëm falë autoriteteve amerikane, të cilët kontrolluan gjurmët e gishtërinjve pasi ai fluturoi drejt Los Angeles me pasaportën e tij false.
Doda u deportua dhe pasaporta e tij u konfiskua, por katër vjet më vonë, shkruan “Daily Mail”, pasi i kishte dhënë ryshfet një gjykatësi në Shqipëri për ta liruar, ai ishte në gjendje të kthehej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, ku mbeti edhe për dy vjet të tjerë.
Emri i Gentian Dodës doli nga disa përgjime, ku ishte i përfshirë gjyqtari Shkëlqim Miri, i paguar nga Doda për ta liruar nga burgu përmes dy sekserëve, njëri prej tyre kushëri i gjyqtarit Miri. Ish-gjyqtari Miri kundrejt shumës 30.000 euro, ndryshoi veprën penale nga vrasje në plagosje për Gentian Dodën duke i dhënë lirinë.
Doda ka dalë përpara gjykatës së ekstradimeve në Londër, por kritikët në Britani paralajmëruan se çështja “tronditëse” ngre pyetje të reja në lidhje me lehtësinë me të cilën kriminelët e huaj mund të futen në Mbretërinë e Bashkuar dhe të marrin shtetësinë.
Në artikullin e saj, Daily Mail, shkruan se 40-vjeçari Doda, 40 është pjesë e bandës së rrezikshme “Kola” e ai u bë një nga të arratisurit më të kërkuar të Evropës pasi vrau dy persona në Burrel, në 1997-ën.
Një vit pasi u pajis me pasaportë ai u arrestua në Londër për prishje të qetësisë publike, por sërish autoritet londineze dështuan të mësonin identitetin e tij të vërtetë.
Në 2009-ën ai u shpall si një prej 16 personat më të kërkuar në Britani, teksa ai kishte udhëtuar gjatë kësaj kohe 2 herë në Shqipëri me një emër fals.
Doda u kap më në fund në vitin 2011 në Los Angeles. Gjatë një hetimi të mëpasshëm, u zbulua se nuk ishte as në gjendje të shqiptonte emrin Mitrovica – qyteti kosovar nga i cili pretendonte se vinte – ose të kujtonte adresën e shtëpisë ku ai gjoja ishte rritur, shkruan Daily Mail.
Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2012 dhe u burgos për dy vrasjet. Por pas katër vjetësh pas hekurave, ai kundrejt shumës prej 30.000 euro fitoi lirinë, duke i dhënë rryshfet gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili ia uli dënimin.
Pas lirimit të tij, Doda shkoi serish në Mbretërinë e Bashkuar. Por në vitin 2017, policia shqiptare lëshoi një urdhër tjetër arresti për të për ryshfetin e dhënë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri.
Siç edhe Top Channel raportoi, Gentian Doda u arrestua në Londër më 6 maj 2019. Përpara Gjykatës së ekstradimeve ai ka pranuar të kthehet në Shqipëri për t’u përballuar me akuzat e reja, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj