Shkurt.ch
CVP-PDC (nuk) bashkohet me BDP-PDB
Krerët e partive respektive thonë se duhet kohë për të vendosur se në çfarë drejtimi do të shkojë bashkëpunimi në mes tyre
Partia e Krishterë Popullore (CVP-PDC) e Zvicrës nuk ka ndërmend të bashkohet që në një të ardhme të afërt të bashkohet me Partinë Borgjeze Demokratike (BDP-PDB).
Krerët e partive respektive thonë se duhet kohë për të vendosur se në çfarë drejtimi do të shkojë bashkëpunimi në mes tyre. Se a do të jetë kjo në trajtë të një partie të vetme të qendrës, të një fraksioni të përbashkët në parlament ose thjesht një bashkëpunim në mes partish, mbetet e hapur.
Këtë përfundim e kanë nxjerrë krerët e dy partive në një deklaratë të përbashkët.
“CVP ka një histori njëqindvjeçare dhe unë nuk mundem që të shkruaj një histori të re brenda disa javëve”, ka thënë kryetari i Grupit Parlamentar të CVP-PDC-së, Urs Schwaller. Prandaj, një fuzion në mes të këtyre dy partive nuk është temë debat. Ndërsa kryetari i partisë, Chrisophe Darbellay lidhur me fjalët për fuzionimin ka thënë se “fjala fuzion është e konotuar shumë negativisht”. Veç tjerash, fuqia e dy partive në kantone të ndryshme dallon shumë.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












