Lajme
CVP nominon Franklin Munishin për kreun e bordit të shkollave në Wil
Ndër 20 kandidatët për parlament janë edhe katër me prejardhje shqiptare: Prend Berisha, Sofije Krejci-Lutiq, Valentina Munishi dhe Ardijan Rrudhani
Udhëheqja partiake e CVP të qytetit Wil ka përfunduar nominimet për zgjedhjet parlamentare në nivel komune që do të bëhen më 27 shtator 2020. Ajo me këtë rast ka prezantuar kandidatët për këshillin e qytetit, (ekzekutivin), bordin e shkollave dhe parlamentin ose asamblenë e qytetit, shkruajnë hallowil.ch. dhe wilernachrichten.ch.
Përveç 20 kandidatëve për parlamentin e qytetit, CVP ka nominuar edhe anëtarët e saj për postet më të larta: Hans Mäder për kryetar të qytetit, Beat Gisler për anëtar të ekzekutivit dhe presidenti i partisë në nivel qyteti, Franklin Munishi për këshillin e shkollave.
Munishi, punon si shef i kontabilitetit në Cyrih, kryeson degën e CVP-së në Wil dhe është po ashtu asamblist në këtë komunë, shkruan albinfo.ch. I pyetur nga hallowil.ch për arsyen e kandidimit të tij pikërisht për postin e kreut të këshillit të shkollave, ai thotë: “Arsyeja kryesore përse unë dua të jem në krye të këtij bordi është se jam baba i katër fëmijëve që ndjekin shkolla të ndryshme në qytetin Wil, nga klasa e dytë deri në shkollë të mesme”.
Ai po ashtu është i bindur se mund të sjellë një perspektivë të re në sistemin shkollor dhe kështu të përfaqësojë mirë çështjet e shkollës.
Bordi i CVP Wil garon në zgjedhjet parlamentare me një listë të plotë, prej 20 kandidatësh. Përveç tetë kandidatëve të mëparshëm, CVP prezanton një listë të ekuilibruar të kandidatëve, përcjell albinfo.ch. Me 6 gra dhe 14 burra, duke përfshirë anëtarë të angazhuar të CVP të rinj, kjo parti synon ruajtjen e të paktën nëntë vendeve që ka aktualisht në asamble.
Përveç Munishit që garon për postin e përmendur, ndër 20 kandidatët për parlament janë edhe katër me prejardhje shqiptare. Ata janë: Prend Berisha (aktualisht asamblist), Sofije Krejci-Lutiq, Valentina Munishi dhe Ardijan Rrudhani.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














