Kosova
Crvena Zvezda s’u lejua të hyjë në Kosovë
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka përgëzuar Policinë e Kosovës për ndaljen e futbollistëve të Crvena Zvezdas në Jarinë dhe ka thënë se ndeshje të tillë nuk do të lejohen të zhvillohen në Kosovë as në të ardhmen.
Sot në orën 11:00, pika kufitare në Jarinë ishte e mbushur me policë të Kosovës, të cilët ishin vendosur atje në numër të madh me qëllim për ta ndalur skuadrën e Crvzena Zvezdas të hyjë në Kosovë, shkruan Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
Crvena Zvezda e kishte kaluar natën në Novi Pazar, ndërsa sot synonte ta vazhdonte rrugëtimin në Kosovë, me qëllim ta kalojë kufirin në Jarinë në orën 11:00. Të gjithë këtë rrugëtim serbët e bënë me qëllim për ta zhvilluan ndeshjen e fazës eliminatore të Kupës së Serbisë, me klubin serb nga Kosova, Trepçën.
Përkundër insistimit të Federatës së Futbollit të Kosovës se nuk do të lejohet zhvillimi i ndeshjeve zyrtare serbe në territorin e Kosovës, ndeshja Trepça – Crvena Zvezda ishte planifikuar nga Federata e Futbollit e Serbisë të zhvillohet sot në orën 15:00 në Kosovë.
Ndeshja nuk arriti të zhvillohet, pasi që Policia e Kosovës e ndali Crvena Zvezdan në kufi dhe autobusi i skuadrës u kthye prapa në Serbi, bashkë me tifozët dhe liderët e grumbulluar aty.
“Ne kemi qenë në dijeni për tentimin për ta zhvilluar këtë ndeshje, të cilën e kemi kundërshtuar qysh nga fillimi dhe kemi kërkuar nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë ta përkrahin vendimin tonë për të mos e lejuar Crvena Zvezdën të hyjë në Kosovë”, ka thënë Ademi për Gazetën Express.
Ndeshja mes Trepçës dhe Crvena Zvedas tani pritet të zhvillohet nesër në orën 17:00 në qytetin e Serbise, Stara Pazova. Agim Ademi ka thënë se për të është e rëndësishme vetëm që ndeshjet zyrtare serbe të mos zhvillohen në Kosovë.
“Ne kemi qenë gjithmonë për promovimin e sportit dhe kemi lejuar organizimin e ndeshjeve bamirëse dhe atyre miqësore, mirëpo asnjëherë nuk do ta lejojmë zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të Serbisë në Kosovë, sepse është kundër statutit tonë dhe të UEFA-s”, shtoi Ademi.
Kur u pyet për qëndrimin e FFK-së ndaj zhvillimit të ndeshjes në qytetin serb, Ademi u përgjigj: “Për ne është e rëndësishme që të mos lejohet zhvillimi i ndeshjeve të tilla në territorin e Kosovës”.
Përderisa Ademi u shpreh i kënaqur me reagimin e Policisë së Kosovës në Jarinë, liderët e Crvena Zvezdës, Trepçës dhe shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, u shprehën të zhgënjyer.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











