Lajme

Arrijnë vaksinat e para Covid në Afrikë

Dozat e vaksinave mbërrin në Akra, kryqytetin e Ganës, si pjesë e skemës që kërkon të kompensojë 'nacionalizmin e vaksinave'.

Covax ka dhënë dozat e saj të para Covid-19 në një moment historik për programin ambicioz që kërkon të kompensojë “nacionalizmin e vaksinave” nga vendet e pasura dhe të sigurojë që të varfrit të mos presin vite për të filluar vaksinimin, shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.

Një aeroplan që mbante 600,000 doza të vaksinës Oxford / AstraZeneca zbriti të mërkurën në Akra, kryeqyteti i Ganës, ku vaksinat do të administrohen për punonjësit shëndetësorë të frontit të martën.

Dozat e vaksinave do të mbërrijnë të premten në Abidjan, Bregu i Fildishtë dhe do të jepen nga e hëna. Covax synon të shpërndajë mjaft vaksina gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për të inokuluar 3% të popullsisë së 145 vendeve – sa për të mbuluar punonjësit shëndetësorë dhe disa nga më të prekshmit – dhe planifikon të japë dhjetëra miliona të tjerë deri në fund të vitit, përcjell albinfo.ch.