Kosova
Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur
Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur, ka theksuar zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, në shënimin e 25-vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Conrad tha se qëndrojnë përkrah Kosovës, jo vetëm si partner dhe aleat, por si mik i vërtetë, duke ndarë vizionin e ardhshëm për një Evropë të begatë dhe të sigurt. Ai potencoi se që nga viti 1999, Gjermania ka investuar afër një miliard euro për ndërtimin e infrastrukturës, nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e shërbimeve sociale, fuqizimin e komuniteteve, inovacionin, punësimin, integrimin në BE e të tjera, shkruan albinfo.ch.
“Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Dhe, ndërsa reflektojmë për veten tonë, historinë tonë gjermane, historinë tonë të trazuar gjermane, historinë e vështirë, ne e kuptojmë dhe e mbështesim shumë dëshirën e Kosovës për t’u integruar në familjen euroatlantike. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës, jo vetëm si partner dhe aleat, por si mik i vërtetë, ndajmë vizionin e ardhshëm për një Evropë të begatë dhe të sigurt. Gjatë çerek shekullit të kaluar, 25 vjet, Kosova ka bërë përparime të jashtëzakonshme në aspektin ekonomik, zhvillimit shoqëror, dhe si një komb sovran… Gjermania ka investuar afër një miliardë euro që nga viti 1999. Këto para janë drejtuar për ndërtimin e infrastrukturës për të nxitur rritjen ekonomike, rritjen e shërbimeve sociale, fuqizimin e komuniteteve, inovacionin, të rinjtë, punësimin, integrimin në BE, menaxhimin e mbeturinave, për një Kosovë më të gjelbër dhe më të shëndetshme”, tha Conrad.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se Gjermania është partneri kryesor tregtar për Kosovën. Përveç kësaj, ajo tha se shteti gjerman është partneri kryesor për investime dhe për sigurinë e Kosovës.
“Gjermania është partneri kryesor tregtar për Kosovën. Gjermania është partneri edhe për investime kryesore, por edhe për sigurinë e Kosovës, për ekipin më të madh për KFOR-in për të ruajtur sigurinë e vendit tonë. Në vitin 2008 pas deklarimit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në konferencën pas pavarësisë, Gjermania ishte një nga donatorët më fer dhe më të drejtë ndaj republikës sonë, duke ofruar zotimet e reja për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendin tonë që ishte një befasi për ne…Bashkëpunimi gjerman është në interes për të zbërthyer potencialin e njerëzve tanë, të republikës sonë, të sektorit privat por edhe për stabilitetin institucional që Kosova të integrohet sa më shpejtë në reformat e integrimit evropian. Jam mirënjohës për angazhimin gjerman, nga bashkëpunimi gjerman në zhvillimin ekonomik dhe trajnimin për të rinjtë tanë për të fituar punë të denjë dhe më të shpejtë”, tha Hajdari.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












