Opinione
Luftoni varësinë nga bixhozi
Më 10 qershor popullata zvicerane do të votojë për iniciativën kundër Ligjit federal mbi lojërat e fatit që zbaton artikullin kushtetues për kumar, të pranuar nga populli dhe kantonet më 11 mars 2012. Çështja kryesore që shpalos këtë objekt votimi është financiare, kjo edhe për aktorët privatë dhe publikë. Për këtë të fundit, tatimi që […]
Më 10 qershor popullata zvicerane do të votojë për iniciativën kundër Ligjit federal mbi lojërat e fatit që zbaton artikullin kushtetues për kumar, të pranuar nga populli dhe kantonet më 11 mars 2012.
Çështja kryesore që shpalos këtë objekt votimi është financiare, kjo edhe për aktorët privatë dhe publikë. Për këtë të fundit, tatimi që korret falë shtëpive të lojërave të fatit rimbush fondet e AVS-it dhe AI-së.
“Mjafton të shkoni në një bar për të realizuar në çfarë ankthi mund të gjenden disa njerëz, shpesh me prejardhje emigrante, të cilët janë “të varur” nga lojërat e fatit, për të mos përmendur ata që janë të izoluar në shtëpitë e tyre, me sytë e tyre në lojëra online”.
Në mënyrë të ngjashme, përfitimet e të ardhurave të marra nga lojërat e fatit janë të shpërndara në fondacione apo organizata bamirëse dhe kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e fushës kulturore, sportive dhe sociale të vendit.
Pavarësisht argumenteve të Komisionit të referendumit që kundërshton këtë ligj apo atë të aktorëve, të cilët dëshirojnë më shumë rregullore në këtë treg të lojërave nëpërmjet këtij ligji të ri, është e rëndësishme, në klimën para votimit, që të rikujtojmë një aspekt të athët të bixhozit, atë të varësisë që këto lojëra krijojnë.
Në fakt, shumë individë me të ardhura të ulëta janë goditur shumë nga varësia e lojërave të fatit.
Disa emigrantë, veçanërisht ata të gjeneratës së parë, janë shumë të prekur nga këto lojëra, sepse ata vënë bastin çdo ditë në kazinotë apo në makinat e lojërave, përtej mjeteve të tyre financiare. Për të shpëtuar, madje edhe iluzionin e mbulimit të humbjeve të akumuluara, ata nxitojnë në borxhe, gënjeshtra, duke arritur një fazë të dëshpërimit të theksuar.
Pasojat janë shumë negative në nivel familjar, profesional dhe social. Gratë emigrante dhe fëmijët e tyre shpesh janë viktima të drejtpërdrejta të varësive të burrave të tyre dhe duhet të luftojnë për të kompensuar gabimet materiale dhe për të shlyer borxhet e krijuara.
Arritja në shoqëri
Në fakt, këta persona të varur në lojëra të fatit të menjëhershme janë shpesh të nivelit modest dhe më të ulët të arsimit, dhe mendojnë se nëpërmjet lojës do të arrijnë të kenë një status shoqëror dhe të jenë të suksesshëm në sytë e komunitetit të tyre të origjinës, por ata gjithashtu mendojnë se do të arrijnë në një nivel të mirëqenien socio-ekonomike, ashtu siç janë qytetarë zviceranë.
Bixhozi është një hobi dhe një e metë e vjetër universale. Megjithatë, problemi është se lojërat janë bërë të bollshme dhe të arritshme për të gjithë, në çdo kohë dhe kështu ato gjenerojnë një varësi patologjike. (24heures)
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












