Lajme
CNN: Austria shpalli ‘non grata’ katër diplomatë rusë
afat kohorë deri me 12 prill që të largohen nga Austria
Referuar mediumit CNN, në deklaratë thuhej se Austria u ka dhënë një afat kohor deri më 12 prill që të largohen nga vendi. Tre nga diplomatët ishin punonjës në Ambasadën ruse në Vjenë dhe tjetri ishte punonjës në konsullatën ruse në Salzburg, transmeton albinfo.at.
Ministria e Jashtme e Austrisë ka thënë përmes një deklarate të enjten se ka shpallur katër diplomatë rusë “persona non grata” dhe i dëboi ata për kryerjen e aktiviteteve që nuk përputhen me statusin e tyre diplomatik.
Po ashtu, thuhet se shumë vende europiane kanë dëbuar diplomatë rusë javën e kaluar, duke përfshirë Spanjën, Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Suedinë. Dëbimi i diplomatëve rusë vjen pas masakrës që forcat ruse bënë në qytetin ukrainas Bucha. Greqia gjithashtu shpalli non grata 12 diplomatë rusë ditën e djeshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?












