Lajme
Kufizimet e administratës së Trumpit rreth “turizmit të lindjeve”
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi të enjten rregulla të reja mbi vizat për të kufizuar atë që njihet si “turizmi i lindjeve”.
Sipas rregullave të reja, Shtetet e Bashkuara mund t’u mohojnë vizat turistike grave shtatzëna nëse zyrtarët konsullorë përcaktojnë se ato do të udhëtojnë me synimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara, gjë që do t’u siguronte fëmijëve të tyre shtetësinë amerikane.
Në vitin 2018 Zëri i Amerikës foli me Nailya Valievan, kompania e së cilës me qendër në Florida, “Happy Baby”, organizonte udhëtime në Shtetet e Bashkuara për nënat e ardhshme, duke i ndihmuar me gjetjen e mjekëve dhe një vend për të qëndruar në këmbim të mijëra dollarëve.
“Nuk është e paligjshme të vish në Miami për të lindur fëmijë. Shumë njerëz e pranojnë që kujdesi shëndetësor në Shtetet e Bashkuara është një nga më të mirët në botë dhe klima është fantastike. Nënat kanë gjithçka që u nevojitet dhe gjërat janë mjaft të lehta”, tha ajo.
Por administrata e Presidentit Trump dëshiron t’i japë fund të ashtuquajturit “turizëm të lindjes”, duke njoftuar të enjten se udhëtimi në Shtetet e Bashkuara me “qëllim kryesor marrjen e nënshtetësisë amerikane për fëmijën përmes lindjes” është një arsye e papranueshme për marrjen e një vize amerikane.
Departamenti i Shtetit thotë se masa e re ka për qëllim të mbrojë shtetësinë amerikan nga shfrytëzimi i padrejtë.
Por, analistja e çështjeve të Emigracionit, Sarah Pierce, thotë se ajo nuk sheh ndonjë ndikim pozitiv nga politika e re, duke theksuar se edhe praktikat e deritanishme u japin zyrtarëve konsullorë amerikanë autorizimin për të mohuar vizat turistike për një numër çështjesh, përfshirë dyshimin për të ashtuquajturin “turizëm të lindjes”.
“Kjo në të vërtetë shton presionin mbi zyrtarët për t’u siguruar që gratë nuk po vijnë në Shtetet e Bashkuara për të lindur. Por të gjitha këto rregulla tashmë ekzistojnë”.
Në vitin 2018 Katerina Khramerova një shtetase ruse tha se për të ishte thjesht më e lehtë që të lindte në Shtetet e Bashkuara.
“Shtatzënia shihet si sëmundje në Rusi. Ju duhet të shkoni të shihni mjekun gjatë gjithë kohës, të bëni një milion teste. Këtu në Shtetet e Bashkuara është e lehtë. Bën një ekografi, dëgjon rrahjet e zemrës së foshnjës dhe je e lirë deri në vizitën mjekësore të radhës”.
Kufizimet e administratës së Presidentit Trump ndaj turizmit të lindjeve nuk janë një gjë e re.
Dhjetorin e kaluar një grua kineze u dënua për mashtrim me vizat amerikane, duke vënë në funksion një skemë e cila ndihmonte gratë kineze të merrnin viza turistike për të lindur duke u siguruar shtetësinë amerikane foshnjave të tyre të porsalindura.
Presidenti Trump ka bërë fushatë për ashpërsimin e politikave kundër imigracionit dhe ai mendon se vënia nën shënjestër e turizmit të lindjeve mund të jetë një çështje fituese politike për të zgjedhjet e nëntorit, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online














