Shëndetësi
Përfitimet e organizmit nëse konsumojmë dy mandarina në ditë
Të shijshme dhe të sezonit, mandarinat në vjeshtë janë një kurë e vërtetë për shëndetin dhe bukurinë.
Janë burim i çmuar nutrientësh dhe kanë një aksion mbrojtës për organizmin. Përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që kundërshtojnë veprimin e radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e qelizave. Gjithashtu, fuqizojnë mbrojtjen e organizmit.
Një tjetër arsye e mirë për t’i integruar në regjimin ushqimor?
Mandarinat, ashtu si portokajt dhe agrumet e tjera, sigurojnë pektinë, një fibër e shpërbërshme që lufton ‘sulmet’ e papritura të urisë.
Pektina gjithashtu ka një veprim prebiotik. Pektina favorizon tranzitin intestinal dhe favorizon rritjen e baktereve të mira, të mrekullueshme për shëndetin dhe për të qëndruar në formë.
Kujdes me sasinë! Mandarinat përmbajnë 72 kalori në 100 gramë (që korrenspondojnë me dy mandarina të vogla të qëruara) dhe janë frut i pasur me sheqer.
Furnizojnë trupin me sheqerna të thjeshta, lehtësisht të asimilueshme nga organizmi. Është ideale t’i konsumosh në mëngjes ose si vakt i ndërmjetëm mes një vakti dhe një tjetri, për të mos rrezikuar të merrni shumë sheqerna dhe kalori.
Përfitimet që do të siguroni:
Do të keni më shumë energji në muajt e ftohtë
Mandarinat sigurojnë minerale aleate të funksionimit të mirë të sistemit nervor.
Janë të pasura me kalium dhe magnez. Gjithashtu, sigurojnë vitamina të grupit B, mes të cilave vitaminat B1, B3, B6 dhe B9 të dobishme për të eliminuar lodhjen fizike dhe për të fituar energji.
Do të dukeni më të rinj
Mandarinat kanë veti të mira antiplakje. Janë një burim i mirë antioksidantësh. Janë të pasura me vitaminë C, e dobishme për prodhimin e kolagjenit, një proteinë nga e cila ndërtohet lëkura, kockat, tendinat, muskujt dhe thonjtë.
Falë veprimit antiplakje, pengon veprimin e dëmshëm të radikaleve të lira dhe largon stresin oksidativ, përgjegjës për plakjen e indeve.
Më pak toksina në trup
Mandarinat kanë një veprim të mirë detoks.
Ato sigurojnë shumë fibra, të dobishme për eliminimin e toksinave e të mbetjeve që lodhin organizmin dhe e bëjnë më të ndjeshëm ndaj shqetësimeve të ndryshme.
Rezultate më të mira sportive
Mandarinat furnizojnë trupin me sheqerna që i japin energji të menjëhershme organizmit.
Ato sigurojnë një varietet të gjerë mineralesh mes të cilave kaliumi dhe magnezi, të dobishme për të luftuar ngërçet muskulore, të çmuara për shëndetin e kockave dhe kyçeve.
Mund t’i lini në shtëpi fasoletat
Falë prezencës së vitaminës C, mandarinat forcojnë mbrojtjen imunitare dhe luftojnë ftohjen, dhimbjet e fytit dhe shqetësimet e tjera të stinës.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












