Bota
Çka është virusi HMPV, si përhapet dhe të mbrohemi
Metapneumovirusi njerëzor (HMPV) është virus respirator, i cili shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe ftohjen
Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në vende të tjera.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të hënën qytetarët e vendit me informacione thelbësore lidhur me këtë, me qëllim rritjen e masave të kujdesit parandalues. Instituti nuk tregoi nëse në Kosovë ka raste me HMPV.
Metapneumovirusi njerëzor (HMPV) është virus respirator, i cili shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe ftohjen, por ai mund ta rrisë rrezikun apo të shkaktojë më shumë komplikime, si bronkiti apo pneumonia, posaçërisht te të moshuarit dhe fëmijët e vegjël.
Kjo sëmundje është e së njëjtës familje si virusi respirator sincicial (RSV) dhe është shfaqur që nga viti 2001, kur u identifikua për herë të parë në Holandë.
Ky virus përhapet gjatë sezoneve të ftohta, shkruan Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Pse u bë lajm HMPV-ja?
Në Kinë është raportuar për rritje të rasteve me virusin HMPV në javët e fundit.
Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i ka paralajmëruar qytetarët e vet të kujdesen për higjienën dhe shëndetin.
Ajo, gjithashtu, ka hedhur poshtë pretendimet online se spitalet janë mbushur me pacientë dhe se ka frikë për një pandemi të ngjashme si ajo e COVID-19.
Kush rrezikohet nga ky virus?
Simptomat e HMPV-së janë të ngjashme me ato të gripit apo ftohjes.
Rastet e rënda mund të rezultojnë me bronkit ose pneumoni veçanërisht te foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobësuar.
Njerëzit me probleme në mushkëri, si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose emfizema, janë në rrezik më të shtuar për pasoja më të rënda.
Si përhapet?
HMPV-ja ka shumë mundësi të përhapet nga personi i infektuar te të tjerët përmes kollitjes dhe teshtitjes; kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve apo sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.
Si të parandalohet përhapja e HMPV-së?
Për të parandaluar përhapjen dhe për t’i ulur rreziqet e shkaktuara nga patogjenët respiratorë, duhet të ndiqen masa të thjeshta.
Këto masa përfshijnë qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, kujdesin që kur kolliteni dhe teshtini ta mbuloni gojën dhe hundën me pecetë ose bërryl të përthyer.
Gjithashtu larja e rregullt e duarve, shmangia e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara ndihmojnë në parandalimin e prekjes nga ky virus.
Aktualisht, nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për HMPV dhe kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik dhe virusi zakonisht kalon vetë.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














