Bota
Cisterna iraniane: Greqia kalon në anën e SHBA-së
Cisterna iraniane "Adria Daya 1" është larguar nga porti i Gjibraltarit. Anija ka marrë rrugën drejt Greqisë, e cila nuk do ta lejojë atë të hyjë në portin grek. Athina kalon kështu në anën e SHBA.
Konflikti ndërkombëtar për cisternën iraniane, Adria Daya 1 kalon në raundin e ri. Pas spekulimeve, nëse anija do hynte në Kalamata, mediat greke raportojnë se Adria Daya1 nuk do të hyjë në asnjë port grek. Kryeministri Mitsotakis duket se i përkulet presionit të SHBA-së. Përmes zëvendësministrit të Jashtëm, Miltiadis Varivitsiotis, Mitsotakis bëri të ditur se Greqia nuk do t’ia lehtësojë cisternës iraniane udhëtimin në Siri. Në një konflikt të komplikuar mes Brukselit, Uashingtonit e Teheranit, kryeministri grek kalon në anën e SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
Mbas tensioneve disajavorëshe cisterna iraniane Adria Daya 1 ishte larguar nga porti i Gjibraltarit me drejtim Greqinë. E ngarkuar me 2,1 milionë fuçi nafte të papërpunuar, ajo është mbajtur e bllokuar nga marina britanike që nga 4 korriku. Arsyeja ka të bëjë me supozimet se ngarkesa është planifikuar të shkojë në Siri, gjë që do të shkelte sanksionet që BE-ja ka vendosur kundër Sirisë. Bllokimi i anijes ka shkaktuar konflikt të ashpër midis Uashingtonit dhe Teheranit. SHBA mendojnë se ekziston lidhje midis cisternës dhe Gardës revolucionare iraniane, të cilën Uashingtoni e ka vendosur në listën e organizatave terroriste.
Pasi Irani i dha siguri me shkrim kryeministrit të Gjibraltarit, Fabian Picardo, se cisterna nuk do të dërgohet në Siri, autoritetet e enklavës britanike e lanë “Adria Daya 1” të vazhdonte lundrimin, pavarësisht nga mospëlqimi i Uashingtonit. Protesta vazhdoi. Ministri amerikan i Jashtëm, Mike Pompeo, thotë se vendimi i Britanisë së Madhe është “i pakënaqshëm”. Më 16 korrik një gjykatë në Uashington vendosi konfiskimin e cisternës. Por kjo nuk u pranua nga Gjibraltari.
Mitsotakis nën presion
Për kryeministrin Mitsotakis, konflikti ndodh në një moment shumë të papërshtatshëm. Ai ka mbaruar studimet në Harvard dhe përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira me SHBA. Meqenëse marrëdhëniet me Turqinë janë të vështira, Greqia shpreson që të marrë ndihma nga Uashingtoni, kryesisht ushtarake. Njëkohësisht Mitsotakis që fitoi zgjedhjet e 7 korrikut, duhet ta tregojë veten, se duke qenë kryeministër është në gjendje të merret me çështje të nivelit europian.
Ai u pati premtuar grekëve uljen e taksave, premtim një pjesë të së cilës është duke e mbajtur nëpërmjet ligjeve. Po ashtu ai u ka premtuar grekëve që të diskutojë sërish me Brukselin çështjen e borxheve në mënyrë që të ulë përqindjet për pagesat. Por për këtë, do i duhet të fitojë besimin e kolegëve europianë. Nëse merr anën e Uashingtonit tani, atëherë kryeministri i ri grek do të vinte në rrezik bashkëpunimin me Brukselin.
Por çështja nuk është vetëm kujt do t’i qëndrojë besnike Athina, Brukselit apo Uashingtonit. Greqia zotëron flotën tregtare më të madhe në botë. Transporti ujor është një industri me vlerë miliardash. Anije që lundrojnë nën flamurin grek ndodhen edhe në Gjirin Persik. Nëse Athina i ndalon hyrjen në portin Kalamata cisternës iraniane, atëherë mund të ndodhë që të ketë masa hakmarrëse. Që kur Greqia hori dorë verën e kaluar nga blera e naftës iraniane, marrëdhëniet midis Athinës dhe Teheranit janë tensionuar. Përshkallëzimi i situatës në Gjirin Persik nuk do të ishte pa pasoja dhe do ta bënte edhe më të vështirë dilemën aktuale të shteteve perëndimore në trajtimin e Iranit.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












