Lajme
Kallas: Me sulmet hibride, Rusia po rrezikon jetët në Evropë
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar se Rusia po rrezikon jetët në Evropë përmes sulmeve hibride, përfshirë sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore.
Kallas tha se në javët e fundit është shënuar rritje e sulmeve hibride dhe përpjekjeve për sabotim që i atribuohen Rusisë teksa shtoi se raketat dhe dronët rusë kanë shkelur sërish hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë fundjavës, duke e cilësuar këtë si të papranueshme, raporton Reuters.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë njoftoi se tre dronë kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit teksa kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi javën e kaluar për rritje të sulmeve hibride ruse ndaj Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar vazhdimisht për një fushatë hibride ruse, që sipas tyre përfshin sulme me dronë dhe sulme kibernetike. Berlini e ka akuzuar Moskën edhe për një përpjekje për sulm me dron në aeroportin e Leipzigut në muajin gusht.
Moska i ka mohuar akuzat e qeverive perëndimore dhe shërbimeve të inteligjencës se qëndron pas këtyre sulmeve.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













