Ukraina
Cilat vende, anëtare të OKB-së, votuan kundër tërheqjes së forcave ruse nga Ukraina
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me 141 vota pro dhe 32 abstenime, për t’i bërë thirrje Rusisë që të tërhiqet menjëherë dhe pa kushte nga Ukraina, gjë që është një shenjë se komuniteti ndërkombëtar nuk është lëkundur në vendosmërinë e tij për të dënuar veprimet e Rusisë.
Në total, 141 vende shprehën mbështetjen e tyre për rezolutën. Shtatë ishin kundër – Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Siria, Mali, Eritreja dhe Nikaragua, transmeton Telegrafi.
Në votimin e fundit, që u zhvillua menjëherë pasi Rusia aneksoi republikat në lindje të Ukrainës, Rusia u dënua me 143 pro dhe 5 kundër dhe 35 abstenime, shumica e tyre nga vendet afrikane.
Pas shpalljes së rezultateve, shpërthyen duartrokitjet. Në anën tjetër, Rusia ka punuar shumë për t’i dhënë fund izolimit të saj duke vënë në dukje dëmin që Perëndimi i ka bërë duke dërguar armë në rajon ose duke vënë në dukje një krizë urie në rritje, duke fajësuar sanksionet perëndimore.
Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmitri Kuleba, tha se duke votuar për rezolutën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 141 vende anëtare të OKB-së e bënë të qartë se Rusia duhet të ndalojë agresionin e saj të paligjshëm.
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










