Futboll
Chelsea, United dhe Liverpool pas mbrojtësit shqiptar
Elseid Hysaj po vazhdon me formë stabile, duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A.
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare mbetet një nga pikat më të forta të skuadrës së Napolit në fazën mbrojtëse dhe 50 milionë euro, që është edhe klauzola e largimit të tij, mund t’i paguajë pa problem çdo klub i madh evropian.
Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, sipas mediave italiane, ditët e fundit ka udhëtuar drejt Anglisë, ku ka organizuar disa takime me përfaqësues të Chelseat, të cilët po këmbëngulin për kartonin e klientit të tij shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Giuffredi u shpjeguar londinezëve se për 24-vjeçarin nga Shkodra janë shumë të interesuar Manchester United, që shpreson të largojë në verë italianin Darmian, dhe Liverpooli.
Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për takime mes menaxherësh, pasi për momentin Hysaj është i përqendruar në përfundimin e edicionit dhe të fitojnë titullin kampion.
Për presidentin Aurelio De Laurentiis, Hysaj mbetet një “xhevahir” i paçmueshëm si për objektivat sportiv dhe për ato financiar.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?