Kosova
Çfarë shembulli mund të marrë Kosova nga Zvicra?
Shtatë anëtarët e Këshillit Federal marrin vendime bashkërisht, madje edhe presidenti zgjidhet me radhë, çdo vit
Zvicra është e njohur për shumë gjëra. Shumë bukuri natyre dhe vende të famshme. Por, vendi alpin është i njohur edhe për qëndrueshmërinë në aspektin politik dhe atë shoqëror, përcjell albinfo.ch.
Një pjesë e këtij stabiliteti vjen nga mënyra se si qeveriset vendi. Për dallim nga vendet tjera që kanë një president ose kryeministër të vetëm, i cili përcakton politikat dhe merr përgjegjësinë për vendimet, zviceranët nuk e bëjnë këtë, shkruan “weforum.org”, në një shkrim që është shpërndara nga Ambasada e Kosovës në Zvicër.
Shtatë anëtarët e Këshillit Federal marrin vendime bashkërisht, madje edhe presidenti zgjidhet me radhë, çdo vit.
Të shtatë, megjithëse kanë fushat e tyre të përqendrimit dhe përgjegjësisë së veçantë, janë të barabartë në status dhe premtojnë të punojnë në harmoni me njëri-tjetrin, përcjell tutje albinfo.ch.
Këshilli Federal zgjedh një nga anëtarët e tij për t’u ulur si president për një mandat njëvjeçar dhe përbëhet nga përfaqësues të partive politike kryesore të vendit: dy përfaqësues nga Partia Liberale, dy nga Partia Social Demokrate zvicerane, dy nga Partia Popullore Zvicerane Partia, dhe një nga Partia Kristian Demokrate zvicerane.
Ata shërbejnë për katër vjet në Këshill dhe pothuajse asnjëherë nuk tentojnë të rrëzojnë një anëtar para se të mbarojnë afati i tyre në detyrë.
Përveç kësaj, ata secili kryesojnë një nga departamentet federale: mbrojtje; ekonomi; transport, mjedis, komunikim dhe energji; financave; pune te jashtme; drejtësi dhe polici dhe ministrisë së brendshme, përcjell tutje albinfo.ch.
Gjithashtu në Zvicër ka shumë referendume, që tregon për demokracinë në vend.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore















