Lajme
Burri nga Florida i përdor paratë nga fondet e ndihmës për Covid-19 për të blerë Lamborghini
29-vjeçari David Hines është arrestuar pas mashtrimeve që ka bërë me fondet e grumbulluara për Covid-19.
Ai akuzohet se i ka marrë 3.9 milionë dollarë në fonde të ndihmës për pasojat e Covid-19.
Më pas, sipas mediave amerikane, ai paratë nga fondi, ndër tjerash i kishte përdorur edhe për të blerë një veturë luksoze Lamborghini, përcjell albinfo.ch.
Sipas një deklarate të Departamentit të Drejtësisë, duke shtuar se mbi 3 milionë dollarë janë kapur nga llogaritë e tij bankare së bashku me automjetin sportiv.
Autoritetet pretendojnë se Hines ka aplikuar në mënyrë mashtruese për rreth 13.5 milionë dollarë në një program si ndihmë për disa kompani.
Çdo para që i jepej një kompanie në emër të programit, supozohet të përdoret për shpenzime për qira ose hipotekë, pagat e punonjësve dhe shërbimet komunale.
Sipas autoriteteve, Hines gënjeu kërkesat e huasë dhe bëri deklarata të pasakta në lidhje me shpenzimet e kompanive, përfshirë shumën e paguar për punonjësit.
“Në mënyrë kolektive, Hines pohoi në mënyrë të rreme se kompanitë e tij paguan miliona dollarë në listën e pagave në tremujorin e parë të vitit 2020. Megjithatë, të dhënat e shtetit dhe ato bankare tregojnë pak ose aspak shpenzime të pagave gjatë kësaj periudhe”, thonë autoritetet amerikane.
Ndryshe, në javët e kaluara, Florida është bërë një nga pikat e nxehta për rastet me COVID-19 në SHBA dhe së fundmi e kaloi Nju Jorkun për rastet e konfirmuara më të dytat në vend, pas Kalifornisë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












