Shkurt.ch
Burkhalter, më i besueshmi ndër ministrat e Zvicrës
Pas Burkhalterit që ka 87% të "votave", me një diferencë të konsiderueshme votash, gjegjësisht me 78%, vjen në radhë ministri Alain Berset nga SP/PS
Ministri i Punëve të Jashtme Didier Burkhalter, i cili gjatë vitit që po shkon ka mbajtur edhe funksionin e Presidentit të Federatës rezulton si më i besueshmi në mesin e 7 kolegëve të tij të Qeverisë Federale. Në një sondazh të bërë nga gazeta „SonntagsZeitung“, 87 për qind të të anketuarve i kanë falur besimin ministrit gjegjësisht presidentit të tyre.
Në të vërtetë, pyetjes se a duhet të luajë Burkhalter edhe në të ardhmen një rol të rëndësishëm, 87 për qind i janë përgjigjur me Po.
Burkhalter i cili vjen nga FDP/PLR nga zona frankofone e Zvicrës, gjatë vitit 2014 ka mbajtur po ashtu edhe postin e kryesuesit të OSBE-së. Edhe në këtë post ai ka shënuar rezultate mjaft të mira për veten dhe për Zvicrën.
Pas Burkhalterit por me një diferencë të konsiderueshme votash, gjegjësisht me 78%, vjen në radhë ministri Alain Berset nga SP/PS. Menjëherë pas tij, vendin e tretë e zë ministrja e energjetikës nga CVP/PD Doris Leuthard me 76% ndërsa në vendn e katërt është minsitrja e drejtësisë nga SP/PS Simonetta Sommaruga, e cila gëzon besimin e 76% të të pyeturve.
Eveline Widmer Schlumpf nga BDP është „zgjedhur“ nga 68% e të anketuarve dhe është ende në „zonën e tolerancës“. Ndërsa shumë më poshtë janë në këtë listë Johann Schneider –Ammann nga FDP/PLR, me 47% dhe Ueli Mauerer (SVP/UDC) me vetëm 42% të votave.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












